LAJMI I FUNDIT:

Si duket organi gjenital mashkullor në mikroskop? Mjeku tregoi prerjen, ai përbëhet nga tri pjesë

Si duket organi gjenital mashkullor në mikroskop? Mjeku tregoi prerjen, ai përbëhet nga tri pjesë

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ka brenda organit gjenital mashkullor dhe si duket në të vërtetë?

Mjeku i famshëm Karan Raj, kirurg dhe pedagog në Universitetin e Sunderlandit, vendosi të marrë një mikroskop në duar dhe të tregojë se çfarë fshihet pas krenarisë mashkullore.


Në një video që aktualisht është bërë virale për shkka të shikimeve të shumta, mjeku tregoi se si duket një prerje tërthore e një organi gjenital mashkullor, i cili dukej si një sallam.

Ai shpjegoi se organi përbëhet nga tre cilindra. I pari dhe i dyti janë pjesë të organeve që mbushen me gjak gjatë ereksionit, transmeton Telegrafi.

“Kur shikoni nga afër nën mikroskop, në thelb është një sfungjer delikat. Këto hapësira të vogla midis enëve të gjakut janë vendimtare për zgjerimin e raketës së dashurisë. Kjo e lejon atë të rritet ndjeshëm në vëllim ndërsa mbushet me gjak dhe këto degë të arteries gjenitale mashkullore që shihni janë ndër më të voglat në trup”, tha doktori.

“Është e lehtë të kuptosh pse. Ndërsa një person plaket dhe këto enë gjaku ngushtohen, është më e lehtë të kesh disfunksion erektil, i cili shpesh mund të jetë një shenjë paralajmëruese e sëmundjes së zemrës”, shpjegon ai.

Pjesa e tretë e organit, e quajtur “corpus spongiosum”, ka uretrën që kalon drejtpërdrejt përmes saj. Ky cilindër është gjithashtu i mbushur me gjak.

Kërkime shkencore: A keni menduar ndonjëherë pse penisi ka formën e kërpudhës?
Lexo po ashtu Kërkime shkencore: A keni menduar ndonjëherë pse penisi ka formën e kërpudhës?

“Kur mbushet me gjak dhe zgjerohet, ngjesh uretrën, kjo është arsyeja pse nuk mund të urinosh kur je i ngurtë. Këto enë gjaku kanë një shtresë muskulore që mund të relaksohet shpejt për të rritur rrjedhjen e gjakut, dhe si të tillë, duke e bërë gati për veprim”, shpjegoi doktori në fund.

Shikoni në video se si duket organi gjenital mashkullor në mikroskop:

@dr.karanr Microscopic findings  ♬ original sound – Dr Karan Raj

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori