LAJMI I FUNDIT:

Si duket momentalisht faza e eliminimit të Euro 2024: Dy çifte tashmë dihen, njëra anë është e frikshme

Si duket momentalisht faza e eliminimit të Euro 2024: Dy çifte tashmë dihen, njëra anë është e frikshme

Pasi morëm vesh rezultatin në katër nga gjashtë grupet e Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’, dihen dy çiftet e 1/8-tës, por tashmë mund të shohim se si do të jetë i gjithë shorti.

Mbrëmë (e martë) patëm një rezultat dramatik në grupet C dhe D dhe mbetet të zbulojmë udhëtarët e 1/8-tës nga dy grupet e fundit. Ndeshjet janë caktuar sonte nga ora 18:00 dhe 21:00, pas së cilës do të dihet skeleti i plotë i shortit për fazën eliminatore.

Ne do t’ju paraqesim atë që dihet në këtë kohë. Dihet se cilët favoritë do të shkojnë në cilën anë të shortit dhe dihen edhe dy çiftet e 1/8-tës.


Dy duele të ditura tashmë deri më tani janë Gjermani–Danimarkë dhe Zvicër–Itali.

A mund të përsëritet "Skandali i Gijonit" apo "Biskota" siç njihet ndryshe nga italianët në Euro 2024
Lexo po ashtu A mund të përsëritet "Skandali i Gijonit" apo "Biskota" siç njihet ndryshe nga italianët në Euro 2024

Në të njëjtën kohë, duke folur me kusht, ana e majtë e shortit duket vërtet e frikshme. Spanja, Gjermania, Portugalia dhe Franca janë në të njëjtën anë të shortit dhe këto katër përfaqësuese formojnë çiftet e parashikuara të çerekfinaleve, nëse justifikojnë rolet e tyre si favorit.

Nga ana tjetër, Anglia dhe Italia janë aktualisht në anën e djathtë të shortit dhe atyre mund t’u bashkohen Belgjika dhe Holanda.

Tashmë shumica e gjërave do të diheshin nëse do të mbetej sistemi i vjetër i kampionateve evropiane, por UEFA e rriti numrin e pjesëmarrësve nga 16 në 24. Problemin e krijojnë skuadrat e treta që mund të luajnë me fitues të grupeve të ndryshme, pra rivalët nga shumë përzgjedhje janë ende të panjohura.

Megjithatë, nëse ndeshjet përfundojnë me rezultatet e pritura sonte, nga skuadrat e treta, Holanda duhet të shkojë te Anglia. Një duel mes Austrisë dhe Turqisë, si dhe Francës dhe Rumanisë, është afër.

Ja si duken pikërisht ndeshjet, kush kundër kujt shkon në fazën eliminatore dhe kur luhen duelet:

29 qershor

Zvicër – Itali

Gjermani – Danimarkë

30 qershor

Anglia – Vendi i tretë nga grupet D ose E

Spanja – Vendi i tretë nga grupet E ose F

1 korrik

Francë – Vendi i dytë i Grupit E

Portugalia – Vendi i tretë nga grupet A ose C

2 korrik

Fitues i Grupit E – Vendi i tretë nga Grupi C ose D

Austria – Vendi i dytë i Grupit F

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori