LAJMI I FUNDIT:

Shuplakë për evropianolindorët dhe amerikanët

Shuplakë për evropianolindorët dhe amerikanët

Është sinqeritet, pasqyron frymën sunduese, por edhe një dobësi. Sipas një sondazhi të ri të Pew Research Center shumica e gjermanëve refuzojnë që në rast të një sulmi të ndihmojnë ushtarakisht një partner të NATO-s kundër Rusisë. Në fakt, rezultati i studimit nuk është shumë i papritur. Fundja, ftohja e ngadaltë e lidhjes transatlantike është diagnostikuar dhe kritikuar herë pas here. Kështu, për shembull, para një viti për herë të parë një shumicë e gjermanëve, sipas një sondazhi të German Marshall Fund, thanë se Gjermania në politikën e jashtme dhe të sigurisë duhet të pavarësohet më shumë nga SHBA.

Por, shumë pak gjëra kanë ndryshuar në vite – megjithë fjalimet e shumta për riformimin e Aleancës Transatlantike dhe iniciativave si "Pooling und Sharing", apo "Smart Defense". Për të mos folur për objektivat e caktuara vazhdimisht dhe që nuk janë arritur thuajse kurrë – vetëm me pak përjashtime – që çdo anëtar të japë së paku dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje.


Dhe, megjithatë, sondazhi i fundit është i rëndësishëm, sepse nxjerr plotësisht në dritë çështjen thelbësore të aleancës transatlantike: detyrimin për të ndihmuar në bazë të nenit 5 të traktatit të NATO-s. "Palët bien dakord, që një sulm i armatosur kundër njërit apo shumë prej tyre në Evropë apo Amerikën e Veriut të konsiderohet si sulm kundër të gjithë", thuhet në paktin e mbrojtjes së vitit 1949.

66 vjet më vonë – dhe të konfrontuar ne një skenar që për shkak të qëndrimit rus në Ukrainë mund të përceptohej si nevojë për mbështetje- shumica e gjermanëve e shpall praktikisht të dalë mode thelbin e traktatit të NATO-s. Mbështjetje ushtarake për shtetet Baltike në rast të një sulmi të madh rus?? Jo falemnderit, thonë 58 përqind e gjermanëve. Kaq serizosisht nuk e kemi patur, kur kemi thënë mbrojtje kolektive.

Duke marrë parasysh historinë gjermane, kjo është e turpshme dhe tregon se është harruar historia. Është një shuplakë e fortë për evropianolindorët, por, duke kujtuar bllokadën e Berlinit – edhe për amerikanët. Nëse situata bëhet me të vërtetë serioze, ky është mesazhi nga Gjermania për baltikët, polakët dhe amerikanët, atëherë ne do t’ju mbështesim mundësisht moralisht, por jo ushtarakisht. Atëherë mungesa e ndihmës konkrete ushtarake gjermane nuk do të ndjehet shumë për aleatët për shkak të problemeve materiale të Bundeswehrit. Por, dëmi simbolik është i madh dhe do të vazhdojë të ketë efektin e vet.

Kjo nuk do të thotë se traktati i NATO-s është i paprekshëm. Ai nuk është. Mund të argumentohet që aleanca ushtarake transatlantike është anakronike dhe duhet të përshtatet, ose madje të anulohet. Por, atëherë kjo duhet diskutuar hapur dhe duhet zbatuar. Nëse gjermanët dhe dy anëtarë të mëdhenj të NATO-s nuk janë të gatshëm, që të mbështesin aleatët në rast nevoje edhe ushtarakisht, atëherë gërryerja e aleancës ndoshta ka filluar.

Tani është koha ose të bëhet diçka për të shpëtuar aleancën, ose të prezantohen zgjidhje alternative më realiste. Për fat të keq, e kaluara na mëson se gjermanët dhe evropianët ndoshta nuk do ta bëjnë as njërën dhe as tjetrën.

Në trend

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori