LAJMI I FUNDIT:

Shumica e kroatëve, skeptikë ndaj vaksinës së coronavirusit

Shumica e kroatëve, skeptikë ndaj vaksinës së coronavirusit

Një shumicë e kroatëve nuk kanë në plan të marrin një vaksinë për t’u imunizuar kundër coronavirusit sapo të jetë në dispozicion, ka zbuluar një studim i fundit.

Sipas sondazhit, i cili u krye nga kompania e hulumtimit të tregut Valicon dhe botuar nga agjencia kroate e lajmeve RTL javën e kaluar, 43 për qind e të anketuarve thanë se ata patjetër do të vaksinonin ose ndoshta do të vaksinonin, kryesisht duke përmendur përgjegjësinë ndaj të tjerëve dhe se një shkallë më e lartë e vaksinimit do kufizojnë infeksionet si arsye, përcjell Telegrafi.

Por 57 për qind thanë që ata definitivisht nuk do të vaksinohen ose ndoshta nuk do të vaksinohen, duke përmendur mosbesimin ndaj vaksinës derisa të provohej se ishte e sigurt, ndërsa një numër i madh i të anketuarve gjithashtu thanë se kishin frikë se mund të kishte efekte anësore.

Të tjerët thanë se nuk do të vaksinonin sepse besonin se nuk ishin në rrezik, ndërsa një e katërta e të anketuarve thanë se virusi vazhdimisht pëson mutacion dhe se vaksinimi nuk do t’i mbrojë ata.

Sondazhi që mori mendimin e 523 njerëzve në Kroaci vjen ndërsa një garë shkencore globale është në proces për të prodhuar një vaksinë efektive për coronavirusin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre - i quan “fantazmat e Kievit”

Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase publikon pamje nga aksioni i pilotëve të tyre - i quan “fantazmat e Kievit”

Evropa
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Ukraina

Ukraina "përgatit terrenin" për sulme në Krime pas mbërritjes së aeroplanëve luftarakë F-16

Evropa
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
Tentoi të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit, pasagjeren e lidhin për ulëse me shirit ngjitës - aviacioni federal amerikan e padit

Tentoi të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit, pasagjeren e lidhin për ulëse me shirit ngjitës - aviacioni federal amerikan e padit

Amerika
Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi

Evropa
Kalo në kategori