LAJMI I FUNDIT:

Shumica e francezëve mendojnë se jeta në fshat është ideale

Shumica e francezëve mendojnë se jeta në fshat është ideale

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Instituti Francez për Hulumtim të Opinionit Publik (IFOP), shumica e qytetarëve mendojnë se jeta në fshat është “jeta më ideale”.

Sondazhi, i cili u publikua në 9 tetor, thotë se 81 për qind e francezëve janë të mendimit se jeta në fshat është “një jetë ideale”, shkruan Huffington Post.fr


Në bazë të njëjtit sondazh, 19 për qind e të anketuarve kanë thënë se preferojnë jetën në qytet nga shkaku i ekzistencës dhe vendit të punës, ndërsa vetëm pesë për qind janë përgjigjur se refuzojnë të jetojnë në fshat.

Megjithatë, një pjesë e madhe e francezëve mendojnë se disavantazhet në fushën e shërbimeve publike dhe të biznesit si dhe mundësitë për transport, paraqesin një “pengesë për jetën në fshat”.

Rezultatet e sondazhit tregojnë se 46 për qind e popullsisë franceze mendojnë se jeta rurale sjell me vete probleme të caktuara socio-ekonomike, ndërsa 62 për qind e qytetarëve që jetojnë në fshat besojnë se bëjnë një “jetë cilësore”. /oranews/