Qindra vullnetarë u janë bashkuar dy aksioneve të sotme të pastrimit që u realizuan në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Aksioni i parë filloi në orën 10:00 në fshatin Gadime të Komunës së Lipjanit ku u pastruan katër deponi ilegale të mbeturinave, nga të cilat u larguan rreth 400 thasë me mbeturina nga mbi 200 vullnetarë, zyrtarë qeveritarë e komunalë dhe qytetarë që iu bashkuan aksionit për pastrimin e fshatit dhe hapësirave skaj lumit.
Drejtori ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj ka thënë se fshati i Gadimes duhet të mirëmbahet, pasi është një nga imazhet më të mira që ka Kosova.
“Jemi në Gadime, në një nga lokacionet që është atraksion turistik për të gjithë Kosovën që na bën të mburremi të gjithë, por për fatin e keq jo për gjendjen e mirë sa i përket pastërtisë. Ne kemi ardhur të pastrojmë dhe të diskutojmë me përfaqësues të komunës dhe fshatit për hapat e mëtutjeshëm për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave. Vendet si Gadimja janë imazh i Kosovës, andaj imazhi i Kosovës nuk guxon të jetë imazh i papastër. Si qytetarë duhet të kujdesemi e t’i mirëmbajmë pronat publike, ashtu siç bëjmë me ato private. Unë nga këtu dua të ftoj banorët që të na ndihmojnë neve dhe bashkërisht të angazhohemi të gjithë. E di që nuk është e lehtë, është sfidë sepse krijimi i kulturës për mirëmbajtje të pronës publike është tranzicion që kanë kaluar shumë shtete të Bashkimit Evropian ku ne synojmë të integrohemi, por është e mundur kur ne bëhemi bashkë të gjithë shoqëria civile, media dhe komuniteti, ka thënë Hasanaj.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nga Gadimja u bëri thirrje qytetarëve që të rrisin vetëdijesimin e tyre për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.
“Gadimja është një ndër vendbanimet më të mëdha në Lipjan dhe gjithë Kosovën, ky aksion shkon në vazhdën e aksioneve të rëndësishme për të ngritur vetëdijen e qytetarëve për me ruajt ambientin. Veprimet tona konkrete kanë qenë në krijimin e ambient më të mirë dhe të hapësirave publike për qytetarët e Gadimes, do vazhdojnë investimet në këtë fshat dhe jemi në fund të kontratës për të pajisur çdo familje me kontejner, me shporta të mbeturinave dhe pastaj do merren vendime tjera konkrete ligjore në dobi të ruajtjes së ambientit”, ka thënë Ahmeti.
Pas përfundimit të aksionit në Lipjan, dhjetëra vullnetarë vazhduan të pastrojnë te hapësirat përreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ku u larguan mbi 50 thasë me mbeturina.
Edhe aty, drejtori ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj u bëri thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm karshi mjedisit, në mënyrë që të mos ketë nevojë që e njëjta hapësira të pastrohet disa herë brenda pak muajsh.
Në aksionet e sotme ndihmoi me makineri edhe kompania NTP “Mati”.
Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” aksion me makineri pati sot edhe në Gjakovë, përkatësisht në lagjen “Carrapatok”, nga ku u largua një nga deponitë më të mëdha të mbeturinave në këtë komunë.
Kështu, Let’s Do It Kosova ju njofton se çdo ditë do të vazhdojnë aktivitetet në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosoëvn” e cila ka filluar më 15 shtator, ndërsa do të zgjasë deri më 15 dhjetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
A kanë darkuar së bashku Shkëlzen Berisha dhe Erion Veliaj, reagon kryebashkiaku i Tiranës
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'