Komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama, shpreson se Kosova shumë shpejt do ta ketë ushtrinë e vet. Ai pranon se vendi nuk është imun ndaj rreziqeve që i kanosen çdo ditë, por falë pranisë së KFOR-it situata e sigurisë në Kosovë është stabile.
Krijimi i ushtrisë së Kosovës, gjegjësisht shndërrimi i FSK-së në FAK (Forca të Armatosura) është vendim politik për të cilin nuk mund të jepet një interval i caktuar kohor se kur do të realizohet një gjë e tillë. Kështu ka deklaruar komandanti i FSK-së, gjeneralejtnant, Rrahman Rama, i cili megjithëkëtë në një intervistë për gazetën “Zëri” është shprehur optimist se ky vendim do të vijë së shpejti.
Rama tutje ka thënë se përgjatë tetë vjetëve prej se TMK-ja është shndërruar në FSK, Forca e Sigurisë së Kosovës ka pasur sfida të ndryshme, porse ka arritur sukses në shumë aspekte, si në ngritjen profesionale të stafit, procedurat e standardeve operative, etj.
Gjatë kësaj interviste, komandati Rrahman Rama, pavarësisht asaj që tha se krijimi i ushtrisë është vendim politik, vlerësoi se institucionet janë duke punuar në këtë drejtim.
“Është vendim politik, siç e dini, dhe unë jam i sigurt që përkushtimi i institucioneve të Kosovës tash është më i madh, duke e parë nevojën, duke i parë ato rreziqet që po i kanosen për çdo ditë edhe vendit tonë, se nuk jemi imunë ndaj rreziqeve, por edhe në regjion dhe në kuptimin global”, ka theksuar Rama.
Gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe për bllokimin e ushtrisë që po ia bën Lista Serbe, për atë se a iu lejohet dalja në veri të Mitrovicës si FSK, a kishin marrë urdhër për të dalë në këtë pjesë në rast të eskalimit të situatës, kur treni rus ishte nisur nga Serbia. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKapja e spiunëve të BIA-s, njeri nga të arrestuarit kishte punuar në Doganën e Kosovës
Prokuroria jep detaje për arrestimin e dy personave për spiunazh, të njëjtit janë shtetas kosovarë
Kryeprokurori tregon se pse ende s’ka padi për rastin e Banjskës
Policia në kërkim të një personi, dyshohet për një rast vjedhje
Grabitje e armatosur në një këmbimore në Prishtinë
"Nuk ka luftë politike", Osmani flet për raportet me Kurtin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
NATO ka një plan se si të zhvendos trupat amerikane në Evropë në rast lufte me Rusinë - përfshihet edhe Ballkani
Flet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit
Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët
Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin
Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent Serb