LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se një muaj pa ministër të Shëndetësisë, opozita thotë se ky sektor është drejt degradimit dhe kolapsit

Më shumë se një muaj pa ministër të Shëndetësisë, opozita thotë se ky sektor është drejt degradimit dhe kolapsit

Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa udhëheqës që nga 6 tetori kur Rifat Latifi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit. Kanë kaluar më shumë se një muaj nga ajo kohë dhe ende Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë emër për të parin e shëndetësisë. 

Në lidhje me këtë, ish ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha për Telegrafin se lënia e këtij dikasteri pa ministër është dëshmi e keqmenaxhimit të Qeverisë me këtë sektor të rëndësishëm për vendin.


“Përpos që ishte një keqmenaxhim për 20 muaj i këtij dikasteri edhe tash po vazhdon e njëjta qasje me Ministrinë e Shëndetësisë. Për mendimin tonë është e papërgjegjshme dhe e dëmshme njëkohësisht për sektorin e shëndetësisë, për punëtoret shëndetësorë dhe mbi të gjitha për pacientët dhe qytetarët e vendit. Mbi të gjitha është një tregues i qartë i të gjithë asaj që është ngritur me kohë që kjo Qeveri nuk ka as program, e as vizion por nuk ka as njerëz për ta menaxhuar sektorin e shëndetësisë. Andaj edhe lënia e pa titullar siç është shëndetësia për një kohë të gjatë tregon dobësitë që ka ky menaxhim aktual dhe i cili është duke shkaktuar probleme. Për arsyet pse dhe si, duhet ta pyesni kryeministrin Kurti”, tha ai.

Armend Zemaj – Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)/ Foto: Ridvan Slivova

Tutje Zemaj shtoi se brenda Ministrisë së Shëndetësisë ka probleme të mëdha si pasojë e grupeve të interesit.

Ai po ashtu tha se shëndetësia në Kosovë ka degraduar tërësisht duke filluar nga dhënia e shërbimeve publike e deri te organizimi në përgjithësi.

“Tregues edhe i asaj që ka mbetur nga ministri i fundit është se në këtë dikaster kanë futur probleme të mëdha. Ka ndarje në pjesën menaxheriale por mbi të gjitha ka ndarje të grupeve të mëdha të interesit brenda kësaj mazhorance që çdo ditë e më shumë janë duke e dëmtuar këtë sektor. Shëndetësia me këtë qeveri edhe pse kishte dobësi tani ka degraduar tërësisht. Në kuptimin organizativ por edhe në organizimin e dhënies së shërbimeve në sektorin publik ”, deklaroi Zemaj.

Se Ministria e Shëndetësisë është duke shkuar drejt kolapsit e thotë edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu.

Haxhiu në një prononcim për Telegrafin tha se secila pozitë në Ministrinë e Shëndetësisë ka mbetur vetëm me ushtrues detyre, duke shtuar se shëndetësia kinse ishte një sektor prioritet nga ana e Qeverisë mirëpo e njëjta është shndërruar në një vend të grupeve të interesit.

“Prej pozitës së ministrit deri tek përgjegjësi më i vogël, Ministria e Shëndetësisë ka mbetur vetëm me ushtrues detyre. Kjo është një papërgjegjësi totale dhe ne jemi në një situatë kritike të ikjes së mjekëve. Shëndetësia në Kosovë nga një dikaster i premtuar dhe me prioritet për Qeverinë u shndërrua në një ministri me fjalë dhe me grupe të interesit”, vlerësoi Haxhiu.

Bekim Haxhiu – Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)// Foto: Ridvan Slivova

Ndërkaq, kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri tha se nevojitet intervenim urgjent në shëndetësi. Sipas saj, shëndetësia publike po shkon drejt kolapsit dhe ky fakt po vërehet nga të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Në mjekësi duhet të intervenohet sa më urgjentisht për faktin se shëndetësia publike është duke shkuar drejt shkatërrimit. E një gjë e tillë shihet çdo ditë dhe vërehet edhe nga njerëz të cilët nuk janë ekspert të fushës. Shëndetësia publike mund të them se është drejt kolapsit. Profesionistët mjekësor po i lëshojnë spitalet jo vetëm që po migrojnë jashtë vendit mirëpo edhe po lëvizin brenda Kosovës, nëpër klinikat e veta private duke i lënë spitalet”, deklaroi Imeri për Telegrafin.

Tevide Imeri – Kryetare e Federatave të Shëndetësisë në Kosovë

Kujtojmë që dorëheqja e Rifat Latifi nga pozita e ministrit të Shëndetësisë erdhi disa javë pasi kryeministri, Albin Kurti e themeloi Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, i cili udhëhiqet nga vetë ai.

Latifi në muajin nëntor të vitit të kaluar ishte emëruar si ministër i Shëndetësisë dhe vazhdimisht ishte kritikuar për vizita të shumta jashtë vendit.

Aktualisht këtë sektor të ndjeshëm po e udhëheqë ushtruesja e detyrës së ministres,  Dafina Gexha-Bunjaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori