LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se dhjetë persona ju kanë ndihmuar Grujevskit dhe Boshkovskit të arratisen

Më shumë se dhjetë persona ju kanë ndihmuar Grujevskit dhe Boshkovskit të arratisen

Grujevski dhe Boshkovski kanë pasur logjistikë të fuqishme për të ikur nga vendi. Sipas Makfaks, më shumë se dhjetë persona ju kanë ndihmuar të arratise.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, thotë se policia ka informacione për ndihmuesit, por nuk mund t’i ndajë me opinionin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kemi shumë informacione, bashkëpunojmë me Prokurorinë, por nuk mund t’i ndajmë me opinionin në këtë fazë”, tha Spasovski.

Për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit nga Greqia kompetente është Ministria e Drejtësisë, e cila pritet të bashkëpunojë me organet greke.

Grujevski dhe Boshkovski do të gjykohen në Selanik për posedim të pasaportave të rrejshme. Gjykimi ndaj tyre është shtyrë dy herë për shkak të mungesës së përkthyesit./Telegrafi/