LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 90 emigrantë janë zhdukur në Libi

Më shumë se 90 emigrantë janë zhdukur në Libi

Më shumë se 90 emigrantë raportohet se janë zhdukur  në afërsi të bregut të Libisë perëndimore.

Më shumë se 90 emigrantë llogariten të zhdukur, pasi varka e tyre u përmbyt në afërsi të bregut të Libisë perëndimore, deklaroi zëdhënësi i rojës bregdetare libiane, Ajub Kashem.


Ai shtoi se roja bregdetare ka shpëtuar 29 emigrantë në rreth 40 kilometra në lindje të bregut të Tripolit. Në një gomone, sipas pohimeve të të mbijetuarve, ka pasur gjithsej 126 persona, para se të shqyhet nga njëra anë, pas çka filloi të hyjë ujë në të, shtoi Kashem.