Më shumë se 600 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar janë injektuar me dozën e parë të vaksinës Pfizer-BioNTech, bazuar në deklaratën e lëshuar nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, të dhënat e fundit tregojnë se 613,933 persona u vaksinuan midis datës 8 dhe 20 dhjetorit.
“Ne përputhje me këshillat nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI), vaksinat janë aplikuar për banorët e shtëpisë së kujdesit, për personat në moshën 80-vjeç e lart, dhe tek personeli i kujdesit shëndetësor dhe social, përmes 500 qendrave të vaksinimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, bazuar në deklaratën e lëshuar.
“Programi i vaksinimit do të vazhdojë me ritëm edhe gjatë Krishtlindjeve”, thuhet në deklaratë.
Mbretëria e Bashkuar është njëherësh vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e Pfizer-BioNTech, dhe e para që filloi injektimet me këtë vaksinë.
“Në më pak më shumë se tre javë, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar ka ngritur tashmë qindra vende të vaksinimit, për t’u siguruar që personat që kanë më së shumti nevojë të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha sekretari britanik i shëndetësisë Matt Hancock. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tërmeti godet kraterin vullkanik pranë Napolit, lëkundjet më të forta që kanë goditur rajonin në dekada kanë shkaktuar panik
Politico: Ukraina do të nisë negociatat për anëtarësimin në BE në qershor
E modifikuan duke shpresuar se nuk do të arrijnë ta shkatërrojnë, tanku rus “shkeli” në minat ukrainase
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251