LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 60 për qind e njerëzve shikojnë pornografi në punë gjatë pauzës së drekës!

Më shumë se 60 për qind e njerëzve shikojnë pornografi në punë gjatë pauzës së drekës!

Një mjeke zbulon se çfarë pasojash mund të ketë kjo gjë!

Edhe pse kjo gjë mund t’ju habisë, është e vërtetë, megjithatë numrat nuk gënjejnë. Më shumë se 60 për qind e njerëzve shikojnë pornografi në punë.


Sipas mjekes, në këtë ka ndikuar mjaft edhe coronavirusi dhe puna nga shtëpia, ndërsa hulumtimet më të reja tregojnë që dallimi në përqindje ndërmjet femrave dhe meshkujve është shumë i vogël.

Ndër ata të cilët shikojnë filma për të rritur, rreth 65 për qind janë meshkuj, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë femrat, transmeton Telegrafi.

Këto janë rezultatet e hulumtimit në të cilin kanë marrë pjesë dy mijë njerëz, termini kryesor i shikimit të pornografisë është ora 16:00.

Si ta shpjegojmë këtë dukuri, në cilin moment shikimi i pornografisë shndërrohet në problem dhe çfarë ndodh nëse punëdhënësit mësojnë se çfarë bëni në shtëpi gjatë “pauzës së drekës”.

Hulumtimet tregojnë që njerëzit gjatë kohës së punës këtë veprim e bëjnë për tri arsye: për shkak të kënaqësisë, kureshtjes dhe monotonisë.

Në pornografi asgjë nuk është reale si në jetën e vërtetë, mirëpo njerëzit në punë e shikojnë për të ulur stresin ose për të kaluar kohën më shpejt.

Mirëpo, këtë gjë nuk duhet bërë, sepse mund të jetë e dëmshme. Pornografia më e rrezikshme për të rinjtë, fëmijët dhe adoleshentët.

Puna nga shtëpia ka ndikuar në këtë gjë, sepse njerëzit gjatë pauzës mund të bëjnë çfarë të duan dhe kjo më vonë mund të bartet edhe në vendin e punës. Mund të krijojë vartësi, dhe kjo ndodh kur shikohet shpesh, shumë herë në javë apo në ditë, kur çdo gjë tjetër bëhet më pak e rëndësishme, kur puna pëson duke shikuar filmin deri në fund.

Pornografia posaçërisht nuk është e mirë për të rinjtë, sepse shikojnë diçka që nuk është reale. Pastaj mungon vetëbesimi, ndërsa njerëzit kanë turp të pranojnë se kanë një problem.

– Njerëzit kanë turp të flasin për këtë. Ata kryesisht vizitojnë psikiatrit për shkak të ankthit ose depresionit, dhe kur ekspertët vërtiten pak, kuptojnë se ata janë të varur nga pornografia. Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme sepse aktorët duken jorealistë. Tashmë ka shumë të interesuar që nga mosha 20-vjeçare që duan të bëjnë operacion, sepse mendojnë se duhet të kenë një trup perfekt dhe ndryshe nuk do të kenë sukses në jetën e tyre seksuale.

– Hulumtimet tregojnë se meshkujt që shikojnë pornografi më vonë mund të jenë më agresivë ndaj femrave dhe mund të ngacmojnë seksualisht femrat, pra koleget femra. /Telegrafi/