LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 130 mijë njerëz kanë vdekur nga coronavirusi në Brazil

Më shumë se 130 mijë njerëz kanë vdekur nga coronavirusi në Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit raportoi 874 vdekje të reja me COVID-19, duke rritur numrin e vdekjeve në 130,396.

Ministria raportoi gjithashtu 43,718 raste të tjera të coronavirusit, me totalin në të gjithë vendin tani në 4,282,164, raporton CNN.


Sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins, Brazili është vendi i tretë më i goditur në botë për sa i përket rasteve, pas Indisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu është e dyta për kah numri i vdekjeve, me vetëm SHBA-të që kanë pësuar më shumë viktima të coronavirusit deri më tani.

Ndryshe, 28.5 milionë njerëz anembanë globit janë infektuar me virus gjersa kanë vdekur mbi916 mijë persona. /Telegrafi/