LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 113 mijë turistë polakë zgjodhën Shqipërinë

Më shumë se 113 mijë turistë polakë zgjodhën Shqipërinë

Më shumë se 113 mijë polakë zgjodhën Shqipërinë për pushimet e tyre, një zhvillim shumë i rëndësishëm ky që midis të tjerave po i sjell gjithnjë dhe më pranë shqiptarët dhe polakët. Kështu deklaroi ambasadorja e Shqipërisë në Varshavë, Shpresa Kureta, gjatë një video-mesazhi me rastin e festave të fundvitit. Viti 2017, sipas saj, i afroi më shumë Shqipërinë me Poloninë, veçanërisht sa i përket bashkëpunimit ekonomik.

Ky vit, thotë ambasadorja, shënon arritje të rëndësishme mes dy vendeve në shumë fusha që kulmuan me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Varshavë dhe zhvillimin e një forumi të suksesshëm biznesi që padyshim do të hapë mundësi të reja për bashkëpunim në të ardhmen.


“Edhe pse një komunitet i vogël, shqiptarët në Poloni janë një aset në zhvillimin e miqësisë mes popujve tanë”, tha ambasadorja.

Një përshëndetje të ngrohtë, gjithashtu ajo përcolli nga komuniteti i shqiptarëve në Ukrainë që mbajnë të gjallë identitetin kombëtar dhe dashurinë e zjarrtë për atdheun e tyre.

“Prej tri vitesh janë hapur kurset e gjuhës shqipe dhe të rinj nga ky komunitet studiojnë gjuhën shqipe me programet e universitetit të Tiranës”, tha Kureta.

Në përfundim ambasadorja shqiptare në Varshavë uroi shumë suksese në përpjekjet e përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori