Emërimet e reja për postet udhëheqëse të institucioneve të Bashkimit Evropian nuk e rrezikojnë liberalizimit të vizave, por procesi mbetet nën pikëpyetje të madhe për shkak të hezitimeve të disa vendeve me peshë të madhe politike brenda BE-së, thonë përfaqësues të Qeverisë dhe ata të shoqërisë civile në Prishtinë.
Një interesim të shtuar në Prishtinë ka zgjuar sidomos emërimi i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili vjen nga Spanja – një nga vendet më të fuqishme të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Borrell, 72 vjeç, aktualisht ministër i Jashtëm i Spanjës, pritet të rikthehet në krye të Politikës së Jashtme të BE-së, pasi ka shërbyer si president i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri më 2007.
Në mars të këtij viti, Borrell ka qëndruar në Beograd, ku ka thënë se Spanja ka qenë kundër “shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës” dhe se ajo “nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Serbisë, kur bëhet fjalë për Kosovën”.
Zëvendësministri i Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Lirak Çelaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova duhet të vazhdojë me kryerjen e obligimeve që ka dhe të punojë në drejtim të bindjes së shteteve të caktuar me ndikim për përkrahjen e Kosovës në ketë rrafsh.
Ai thekson se në këtë aspekt nuk sheh ndonjë pengesë të madhe, aq më shumë, siç shprehet ai, kur Kosova i ka kaluar disa procese që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.
“E para unë besoj se Bashkimi Evropian nuk funksionon në bazë të referencave individuale. Natyrisht, individi mund të ketë ndikime të vogla, megjithatë janë parimet që merren në përgjithësi teksa të emëruarit detyrohen t’i respektojnë ato vendime të Bashkimit Evropian”, thotë Çelaj.
Për dallim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili pas vizitës së tij të fundit në Francë, në fillim të korrikut, tha se ky vend nuk do ta pengojë liberalizimin e vizave për Kosovën, zëvendësministri në Qeverinë e tij, Lirak Çelaj, mendon se pengesa kryesore mund të jetë me shtetin e Francës. Ky shtet, sipas tij, po heziton të aprovojë jo vetëm liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe po heziton të mbështesë zgjerimin e mëtutjeshëm të Bashkimit Evropian me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ai thotë se duhet të krijohen raporte dhe të bindet shteti i Francës, e ndoshta edhe Gjermania, e cila ka dhënë shenja pozitive, por ende nuk e ka konfirmuar 100 për qind mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizmit të vizave.
“Nuk mendoj se zgjedhja [e Josep Borrell] do të ketë ndikim në masë të madhe, personalisht mund të ketë disa hezitime, por është i detyruar t’i zbatojë politikat dhe vendimet e Bashkimit Evropian dhe unë mendoj se në atë aspekt nuk do të kemi ndonjë problem, i cili do të pengonte, ose do të ndikonte drejtpërdrejt në liberalizim”, thekson Çelaj.
Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), thotë për Radion Evropa e Lirë se janë disa faktorë të cilët mund të ndikojnë në vonesën e liberalizmit të vizave për Kosovën, po jo edhe udhëheqja e re në Bashkimin Evropian.
“Nuk do të ketë ndonjë ndikim, qoftë për mirë apo për të keq. Them kështu, sepse Kosova ka gëzuar përkrahje. Kosova ka gëzuar përkrahjen e Komisionit Evropian. Qysh nga viti i kaluar Komisioni Evropian e ka konfirmuar dy herë se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave. Të njëjtën gjë dy herë e ka konfirmuar edhe Parlamenti Evropian, prandaj përbërja e re në BE vetëm do të vazhdojë ta konfirmojë këtë fakt. Prandaj, nuk pres që përbërja e re të ndikojë negativisht”, vlerëson Shasha.
Ai thotë, po ashtu, se janë disa faktorë, të cilët aktualisht janë duke e bllokuar procesin e liberalizmit të vizave e që ndërlidhen me vetë Kosovën dhe jo me ndryshimet në udhëheqjen e BE-së.
Së pari, sipas tij, është mosluftimi i korrupsionit, sidomos atij në nivelit të lartë në Kosovë, siç është kërkuar në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Çështje tjetër, thekson ai, është se procesi i liberalizmit të vizave nuk është prioritet i institucioneve të Bashkimit Evropian, pasi që ka çështje të tjera më të rëndësishme që diskutohen aktualisht në Bruksel.
Pengesë tjetër, nënvizon ai, është se disa shtete të Bashkimit Evropian, nuk duan që t’i hapin kufijtë për shtetet tjera që nuk janë pjesë e zonës Schengen. Këtë qëndrim, sipas Shashës, e kanë shtetet si Franca, Danimarka dhe Holanda.
Ndryshe, qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilët nuk mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Schengen.
Pas premtimeve të përsëritura ndër vite, të cilat mbetën të parealizuara të lidershipit në Prishtinë për liberalizimin e vizave, për më gjatë se një vit, edhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë shtuar hezitimin e tyre, duke mos i dhënë një perspektivë të qartë Kosovës se kur qytetarët e shtetit më të ri evropian do të mund të lëvizin lirshëm, pa viza brenda zonës së BE-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSM kërkon kthimin e shpenzimeve të ushqimit, transportit dhe rritjen e pagës minimale në 450 euro
Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë
Deri në mesditë në burgun e Idrizovës kanë votuar 235 të burgosur, nga gjithsej 887 votues
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj