Më shumë njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sesa për pesë vite të gripit sezonal në SHBA


Më herët këtë mëngjes, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pretendoi në mënyrë të gabuar se coronavirusi është " shumë më pak vdekjeprurëse" sesa gripi.
Më shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur tashmë nga virusi sesa ata që vdiqën nga gripi gjatë pesë sezoneve të fundit, raporton CNN.
Më 29 shkurt është regjistruar rasti i parë i vdekjes nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Telegrafi.
Shtatë muaj më vonë, më shumë se 210 mijë amerikanë kanë vdekur. Sezoni "tipik" i gripit zgjat rreth 7 muaj, nga tetori në prill.
Rreth 178 mijë njerëz vdiqën në pesë sezonet e fundit dhe sipas vlerësimeve të CDC-së, ky është numri i amerikanëve që kanë vdekur nga gripi në sezonet e fundit.
2019-2020: 22,000
2018-2019: 34,000
2017-2018: 61,000
2016-2017: 38,000
2015-2016: 23,000
2014-2015: 51,000
2013-2014: 38,000
2012-2013: 43,000
2011-2012: 12,000
2010-2011: 37,000






































