LAJMI I FUNDIT:

Me shumë aktivitete u shënua Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në GALERIA në Prizren

Me shumë aktivitete u shënua Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në GALERIA në Prizren

Të shtunën, më 10 dhjetor për Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, në GALERIA Shopping Mall u organizuan aktivitetet të shumta me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e të drejtave themelore të njeriut.

OJQ THY organizoi aksionin me moton “Çele telefonin, Mos e gjuj Topin!” ku telefoni cingëroi përgjatë një ore dhe qytetarët u  mblodhën në aksion për të kërkuar llogari dhe përgjegjësi nga institucionet vendore që trajtojnë rastet e dhunës me bazë gjinore. Po ashtu vizitorët kishin mundësinë të informohen më detajisht për raportimin e rasteve të shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut.

Ndërsa në pjesën e dytë në bashkë organizim me Lulus’ Dance Academy, u mbajt paneli i diskutimit me temën “Sjellja dhe Pasoja” ku paneliste ishin: Tringa Kasemi Aktiviste; Esen Kaymakci – Ndërmarrëse; Eliona Morina – Psikologe; dhe Erza Galani -Koregorafe. Mes të tjerash panelistet potencuan rëndësinë e madhe që duhet kushtuar zhvillimit individual të fëmijëve që nga fazat e hershme të fëmijërisë, që pastaj përcillen në faza dhe ambiente të ndryshme gjatë jetës. Po ashtu nuk duhet anashkaluar që është esenciale bashkëveprimi i shoqërisë dhe institucioneve në mënyrë që të parandalohet shkelja e të drejtave të njeriut dhe rastet e dhunës.

Për të përmbyllur këtë event në mënyrë më kuptimplotë, profesoresha dhe koreografia Luljeta Braha së bashku me kërcimtarët e Lulus’ Dance Academy solli ekspozitën lëvizëse “Vagoni i jetës” e cila pos mesazhit, përçoji edhe shumë emocione tek të gjithë vizitorët që e ndoqën shfaqjen.

Parandalimi dhe adresimi i çështje sociale arrihet me bashkëpunimin dhe ndihmën e të gjithë qytetarëve andaj organizimi i eventeve të tilla në ambiente publike si qendra tregtare GALERIA Shopping Mall kanë rëndësi të madhe dhe ndikim pozitiv në ngritjen e vetëdijes së gjithë qytetarëve.

Artikull i sponzorizuar