I themeluar në fillim të muajit mars të këtij viti, deri më tani nuk dihet se sa është shuma e mbledhur dhe numri i atyre që kanë kontribuar në Fondin e Sigurisë.
Sipas një përgjigje për Telegrafin nga Thesari i Shtetit, duke u bazuar në situatën botërore që gjendemi, kjo informatë është e klasifikuar.
“Të jeni të njoftuar se kjo informatë është e klasifikuar sipas legjislacionit në fuqi në bazë të vlerësimeve profesionale të situatës (globale) që ndodhemi”, ka thënë drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili.
Deri më tani nuk janë përmendur shifrat se sakta se sa është shuma e mbledhur për Fondin e Sigurisë. Një javë pas themelimit, vet kryeministri Albin Kurti pati thënë se vlera e mjeteve është shtatë shifrore.
“Ajo që unë di, numri i donacioneve për Fondin e Sigurisë deri në këtë fundjavë ka qenë katër shifrorë, ndërsa, numri i mjeteve të mbledhura është shtatë shifrorë. Për shifra të sakta mund të ju tregojë Ministria e Financave”, pati theksuar Kurti.
Ky Fond është themeluar, siç ka thënë Kurti, bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”.
Fondi menaxhohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe mjetet e grumbulluara do të përdoren për mbështetje të prioriteteve të Qeverisë, duke përfshirë fushën e mbrojtjes, infrastrukturën e sigurisë, menaxhimin e katastrofave natyrore apo ngjashëm bazuar në vlerësimin e ekzekutivit.
Mjetet e grumbulluar do të alokohen në Ministrinë e Mbrojtjes për shfrytëzim si buxhet shtesë dhe do të përdoren në përputhje me legjislacionin përkatës për financat publike.
Kujtojmë se buxheti që ka ndarë Qeveria e Kosovës për FSK-në për vitin 2022 kap shumën prej mbi 100 milionë eurove apo 1.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë