LAJMI I FUNDIT:

Shukri Buja e kupton nga gjykatësi se ka dalë negativ në testin për COVID-19

Shukri Buja e kupton nga gjykatësi se ka dalë negativ në testin për COVID-19

Ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, e ka kuptuar të martën gjatë seancës gjyqësore që është duke u zhvilluar ndaj tij dhe nëntë të akuzuarve tjerë, se ka dalë negativ në testin për COVID-19.

Një gjë e tillë, u bë e ditur nga Kryetari i Trupit Gjykues, Beqir Kalludra, pasi që paraprakisht, mbrojtësi i Bujës, avokati Arianit Koci në fillim të seancës tha se klienti i tij nuk ka marrë ende rezultatin e testit për COVID-19, që e kishte bërë gjatë javës së kaluar.


“Klienti im është nën masën e ndalesës së daljes prej shtëpisë për shkak të pritjes së rezultatit të testit për COVID-19. Ju keni urdhëruar dje me anë të telefonit që i njëjti gjithsesi të paraqitet sot në seancë. A keni ndonjë informacion zyrtar për rezultatin e testit të klientit tim meqenëse i njëjti nuk e ka marrë ende dhe i kanë thënë se do ta lajmërojnë pas disa ditësh”, tha avokati Koci, raporton Betimi për Drejtësi.

Lidhur me këtë, gjyqtari Kalludra tha se gjykata ka të dhëna zyrtare se rezultati i testit për të akuzuarin është negativ.“Kemi prova se rezultati është negativ dhe nuk do të merrja atë përgjegjësi avokat, sepse, përveç obligimeve ligjore kemi edhe obligime njerëzore”, tha gjyqtari Kalludra.

Ndryshe, dy seanca gjyqësore që ishin paraparë të mbaheshin gjatë javës së kaluar, përkatësisht me 9 dhe 11 shtator 2020, kishin dështuar pasi që i akuzuari Buja kishte qenë në pritje të rezultateve të testit për COVID-19.

Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, më 5 nëntor 2018, ishte dënuar me tre vjet burgim efektiv, pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje.

Për keqpërdorim të pozitës zyrtare, fajtorë ishin shpallur edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast, Nebih Zeqiri, i cili ishte dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim, Halit Gashi me gjashtë muaj burgim, Edmond Rexhepi ishte dënuar me gjashtë muaj burgim, Bajram Rizani me gjashtë muaj burgim, kurse Hasim Viseshella ishte shpallur fajtorë për marrje ryshfeti dhe ishte dënuar me pesë muaj burgim.

Mirëpo, pas ankesave të ushtruara nga ana e Prokurorisë Speciale dhe mbrojtësve së të akuzuarve, Gjykata e Apelit më vendimin e marrë më 12 qershor 2019, e kishte anuluar këtë aktgjykim të Themelores dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori