LAJMI I FUNDIT:

Djali në Pejë e shtynë nënën në vetëvrasje, i dyshuari në kërkim policor

Djali në Pejë e shtynë nënën në vetëvrasje, i dyshuari në kërkim policor
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shtytjes në vetëvrasje në Pejë.

Rasti është raportuar të mërkurën në orën 09:15, ku bazuar në hetimet fillestare viktima ka tentuar të vetëvritet pasi ka qenë e shtytur nga  djali i saj i dyshuari mashkull kosovar.


“Bazuar në hetimet fillestare viktima ka tentuar të vetëvritet pasi ka qenë e shtytur nga  djali i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është në kërkim policor. /Telegrafi/