LAJMI I FUNDIT:

Shtylla elektrike bie mbi një veturë në Prishtinë – lëndohen tre persona

Shtylla elektrike bie mbi një veturë në Prishtinë – lëndohen tre persona
Foto: EO

Një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë.


Si pasojë, tre persona janë lënduar dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin”, tha Ahmeti. /Telegrafi/