Rrjeti i vjetruar ka bërë që të paktën 150 shtëpi të fshatit Korishë të Prizrenit, për vite të tëra të vuajnë nga problemet e mëdha që iu ka shkaktuar sistemi jo stabil i energjisë elektrike.
Mirëpo, falë projektit të investimeve në rinovimin e rrjetit elektrik, tashmë banorëve të këtij fshati i është bërë zgjidhja.
KEDS, në këtë fshat, ka vendosur shtylla dhe kabllo të reja, për të stabilizuar rrymën.
Bujar Arifi, menaxher për projekte në KEDS tha se në Korishë, janë kryer 90 për qind e punimeve. “I kemi vendosur 55 shtylla dhe mbi 5000 metra kabëll”, tregon Arifi.
Sipas tij, nga ky projekt kanë përfituar rreth 150 shtëpi.
Kryetari i fshatit Korishë Abaz Bobaj tha se, nga ky investim kanë përfituar një pjesë e banorëve të fshatit. “Falënderojmë KEDS-in për ketë investim, sepse vërtet gjendja ka qenë shumë e rëndë”, tha Bobaj.
Ai tregon se rrjeti elektrik përveç që ka qenë shumë i dobët, ka rrezikuar edhe jetën e banorëve të fshatit.
Menaxheri për projekte në KEDS, tha se shtyllat e vjetra do të hiqen dhe dërgohen në depo. “Ende nuk ka përfunduar në tërësi projekti në Korishë. Në ditët e ardhshme, pritet të përfundojnë edhe ato pak punë që kanë mbetur. Edhe shtyllat e vjetra do të hiqen”, tha Arifi.
KEDS, sipas tij, në këtë fshat deri tash ka kryer punën në afat dhe sipas dinamikës së planifikuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre