LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca ndaj Enver Hasanit, mungon prokurori

Shtyhet seanca ndaj Enver Hasanit, mungon prokurori

Është shtyrë seanca fillestare e gjykimit të Enver Hasanit për vazhdimin e kundërligjshëm të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë të Kushtetueses.

Seanca është shtyrë për mungesë të prokurorit. Gjyqtari Shasivar Hoti tha se prokurori ka qenë në një seancë tjetër dhe nuk ka mundur të vijë.


Seanca e shtyrë është caktuar më 15 korrik.

Pas shtyrjes së seancës Bajram Tmava, avokati i Enver Hasanit tha se kjo aktakuzë “qëndron në këmbë të qelqta”.

“Prokuroria po i bën obstruksion seancës, sepse rastyti është i dyshimtë, ndërsa aktakuza qëndron në këmbë të qelqta,” tha Tmava për KALLXO.com.

Aktakuzën ndaj Hasanit e ka përpiluar prokurori Blerim Isufaj, por nuk mund ta për faqësojë atë, pasi është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës në janar të këtij viti.

Në këtë proces gjyqësor Hasani akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit për kohën sa ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas aktakuzës, Enver Hasani në mënyrë të kundërligjshme në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese vendosi në lidhje me dekretin e Presidentes që kishte të bënte me vazhdimin e mandatit për tre gjyqtarët ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentes rreth vazhdimit të mandatit të 3 gjyqtarëve ndërkombëtarë, Hasani ka shënuar edhe emrin e gjyqtarit Robert Carolan, edhe pse ky gjyqtar nuk kishte marrë pjesë në shqyrtimin e kësaj çështjeje, ngase bëhej fjalë edhe për vazhdimin e mandatit të tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori