LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet prezantimi i Android 11, Google thotë se nuk është koha tani

Shtyhet prezantimi i Android 11, Google thotë se nuk është koha tani

Prezantimi i Android 11, nuk është bërë gjatë ditës së djeshme ashtu si ishte paralajmëruar, ndërsa nuk dihet se kur do të ndodhë.

Situata që i ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes në rrethana mizore të burrit me ngjyrë George Floyd, besohet se e ka bërë që Google të mos e zhvillojë aktivitetin, ku do ta realizonte prezantimin e këtij sistemi operativ, transmeton Telegrafi.


“Jemi të lumtur t’ju tregojmë për të rejat e shumta në Android 11, por tani nuk është koha të festojmë. Do të kthehemi për më shumë rreth Android 11, së shpejti”, thuhet shkurt në një postim në Twitter.

Megjithëse nuk ka të dhëna specifike, shkaku i kësaj shtyrje, situata me pandemi dhe demonstratat e shumta, janë arsye mjaft bindëse për këtë anulim.

Derisa nuk dihet se çfarë do të përmbajë ky aktivitet, dihet se do të prezantohej Android 11 që ka nivel më të lartë të privatësisë, si dhe mundësi shtesë lidhur me shfaqjen e lokacionit.

Ky anulim është i njëjtë me atë që e bëri Sony, pasi si pasojë e situatës, e anuloi aktivitetin ku do të prezantonte PlayStation 5. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Kalo në kategori