LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet për më dy mars seanca dëgjimore për Grujevskin dhe Boshkovskin

Shtyhet për më dy mars seanca dëgjimore për Grujevskin dhe Boshkovskin

Gjykata e Lartë në Athinë për më 2 mars e shtyu seancën në të cilën duhej të shqyrtohet rreth ankesës së vendimit për ekstradim të Gjykatës në Selanik për ish-shefin në DSK-së, Goran Grujevski dhe kolegut të tij Nikolla Boshkovski, lajmëroi korrespondenti i AIM-s nga Athina.

Seanca është shtyrë për shkak se avokatët nuk kanë pasur kohë ta shqyrtojnë lëndën dhe sepse nuk është siguruar përkthyes në gjuhën maqedonase.


Në Gjykatë kishte përkthyes në gjuhën bullgare, por mbrojtja insistoi për përkthim në gjuhën maqedonase.

Grujevski dhe Boshkovski nga Gjykata e Lartë janë kthyer në burgun “Koridalos” të Athinës

Në seancën e sotme, krahas ankesës së Grujevskit dhe Boshkovskit do të shqyrtohen edhe 20 raste të tjera.

Dëgjimi i djeshëm i Grujevskit dhe Boshkovskit para Komitetit për azil në Selanik dje u shty. Ata para Komitetit duhej t’i paraqesin arsyet pse kërkojnë azil në Greqi.

Paraprakisht dëgjimi i tyre i parë në Komitet ishte shtyrë sepse ka pasur problem me sigurimin e përkthyesit në gjuhën maqedonase.

Vendimet në Athinë vijnë pas ankesave të tyre pasi Gjykata Themelore në Selanik vendosi që ata duhet të ekstradohen në vend.

Sipas disa vlerësimeve vendore, të dy të arratisurit do të duhet të ekstradohen muajin e ardhshëm, për kur në Gjykatën Penale janë caktuar seancat për “Target – Fortesa dhe Trezor.

Grujevski dhe Boshkovski kërkesë për azil politik në Greqi kanë parashtruar më 29 nëntor të vitit të kaluar.

Me kërkesën e parashtruar për azil politik, ndërkaq, u hap proces i ri paralel dhe plotësues. Grujevski dhe Boshkovski, në Greqi, tashmë kanë tre procese të ndryshme dhe reciprokisht të palidhura, I pari për ekstradim pas fletarrestit të lëshuar ndërkombëtar nga ana e Maqedonisë, i dyti për falsifikim të pasaportave ku u kapën në aeroportin e Selanikut dhe i treti rreth kërkesës për azil./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori