LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet paraqitja e Google TV

Shtyhet paraqitja e Google TV

Google këshillon partnerët e vet shtyrjen e paraqitjes së produktit Google TV, i cili pritej shumë që të shfaqet në panairin CES, për shkak të avancimit të softuerit.

Në momentin e fundit Google ka këshilluar partnerët e vet që të shtyjnë për pak kohë produktet e tyre me mbështetje për Google TV. Kompania u ka rekomanduar atyre të cilët kishin për qëllim të paraqesin produktet e veta në panairin e elektronikës shpenzuese (CES) në Las Vegas që të shtyjnë këtë për një kohë të shkurtër, për të mundur që Google të përmirësojë softuerin dhe t’i rregulloj disa gabime të evidentuara.

Përdoruesve të versionit aktual të Google TV u pengon mungesa e opsioneve krahasuar me zgjidhjet e ngjashme, e përditësimi do të duhej të përmirësojë shikimin e përmbajtjeve me anë të Netflix si dhe do të ofrojë mundësinë e udhëheqjes me sistemin nëpërmes telefonave të mençur Android.


Këshillën e Google e ka marrë parasysh Toshiba, e ende pritet vendimi nga Samsung, i cili deri më tani është i vetmi i cili nuk ka paraqitur asnjë pajisje me mbështetje për Google TV. Google ka lidhur marrëveshje me Sony, LG Electronics, Logitech, Sharp si dhe me kompani tjera. /Telegrafi/