LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar sot se nuk do të mblidhet nesër në orën 10:00.

Sipas njoftimit, mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër, transmeton Indeksonline.


“Për mbajtjen e saj, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim të legjislativit.

Më herët përmes një njoftimi për media u tha se pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë sot, ajo do të mbahet nesër, por e njëjta sërish është shtyrë. /Telegrafi/