Bianconerët janë nikoqirë të Bolognas të dielën, ndërsa mesfushori argjentinas nuk është përfshirë në skuadër.

Claudio Marchisio, Mario Mandzukic, Stefano Sturaro, Stephan Lichtsteiner e Martin Caceres, janë të lënduarit tjerë të Zonjës së Vjetër.


Pereyra pësoi një lëndim muskulor në fitoren prej 2-0 kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve dhe është lënë jashtë nga Massimiliano Allegri.

Skuadra e plotë e Juventusit: Buffon, Chiellini, Khedira, Zaza, Morata, Pogba, Hernanes, Alex Sandro, Barzagli, Cuadrado, Lemina, Bonucci, Padoin, Dybala, Asamoah, Rugani, Neto, Evra, Audero, Vitale. /Telegrafi/

telegrafi sport app