LAJMI I FUNDIT:

Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro

Shteti më i lirë për të jetuar: Një biletë për transportin publik kushton 3 centë, dreka 22 centë, ndërsa qiraja mujore 60 euro

Sipas faqes së internetit “The World of Statistics”, Pakistani është shpallur vendi më i lirë për të jetuar

Për të kontrolluar nëse kjo është vërtet e vërtetë, YouTuber-i Josh Larkin nga kanali “The Burnt Chip” udhëtoi në qytetin më të madh të këtij shteti, portin kryesor detar dhe qendrën financiare – Karaçi.

Në Karaçi, ai shkëmbeu një paund britanik, rreth 1.2 euro, për 400 rupi pakistaneze dhe u përpoq të zbulonte se çfarë mund të blinte me to brenda një dite.


Ai i ka regjistruar përvojat e tij me kamerë dhe videon e ka publikuar në YouTube, ku deri më tani e kanë parë më shumë se 3.4 milionë njerëz, transmeton Telegrafi.

Në fillim të ditës, Josh Larkin u freskua me pijen tradicionale pakistaneze doodtha – e cila bëhet nga qumështi, sheqeri, akulli dhe pijet e gazuara, në rrugë, për vetëm 30 rupi.

Për drekë ai hëngri biryani – një pjatë pikante e bërë me oriz, patate dhe mish pule – dhe piu një Pepsi për vetëm 30 centë, ndërsa për darkë ai shijoi fruta deti në hell për të cilat shpenzoi afërsisht të njëjtën sasi.

Në Karaçi, ai provoi hipur në deve, hipi në një tuk-tuk dhe shikoi një kërcim gjarpërinjsh helmues nën tingujt e flautave. Ai pagoi vetëm tre cent për biletën e autobusit.

Ndërsa ecte nëpër Karaçi, ai zbuloi se marrja me qira e një apartamenti në atë qytet kushton rreth 50 paund britanik ose 60 euro, që është të paktën pesë deri në dhjetë herë më lirë se në shumicën e qyteteve evropiane.

Çfarë pa, përjetoi dhe provoi Josh Larkin në Karaçi për pak më shumë se një euro në vendin më të lirë për të jetuar, shihni në videon e tij.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një shtet evropian ka këtë shenjë, një tjetër po mendon për përdorimin e tij. A e dini për çfarë shërben?

Një shtet evropian ka këtë shenjë, një tjetër po mendon për përdorimin e tij. A e dini për çfarë shërben?

Stil
Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Bëje vet
Si t’i pastroni tepihët pa kimikate, në mënyrë natyrale

Si t’i pastroni tepihët pa kimikate, në mënyrë natyrale

Bëje vet
A e dini pse rrufeja vjen gjithmonë para bubullimës? Ja si ta kuptoni sa afër është stuhia!

A e dini pse rrufeja vjen gjithmonë para bubullimës? Ja si ta kuptoni sa afër është stuhia!

Lifestyle
Pesë top-programet falas për dekorimin e enterierit dhe shtëpisë

Pesë top-programet falas për dekorimin e enterierit dhe shtëpisë

Rregullimi i shtëpisë
Rrëfimi i një të varure ndaj seksit

Rrëfimi i një të varure ndaj seksit

Lifestyle
Kalo në kategori