LAJMI I FUNDIT:

“Shteti i hebrenjve” – pamfleti që çoi në krijimin e shtetit te Izraelit

“Shteti i hebrenjve” – pamfleti që çoi në krijimin e shtetit te Izraelit

Shtëpia Botuese Alphabet J&H, ka nxjerrë nga shtypi librin e famshëm të Theodor Herzl-it, “Shteti i hebrenjve” (Der Judenstaat).

Kjo vepër debaton në mënyrë të fuqishme dhe tejet inspiruese antisemitizmin që shpërfaqej në diskriminimin shumëshekullor të hebrenjve, që nga Mesjeta. Ky diskriminim, respektivisht ky antisemitizëm, u bë problemi kryesor i “Çështjes Hebraike” dhe njëkohësisht shkaku themelor për kërkesën dhe planin e detajuar të hebrenjve për themelimin dhe ndërtimin e shtetit hebre. Ky është pamfleti që solli krijimin e Shtetit të Izraelit.


“Më lejoni t’i përsëris edhe një herë fjalët e fillimit: Hebrenjtë që e duan një shtet, do ta kenë atë. Më në fund duhet të jetojmë si njerëz të lirë në tokën tonë dhe duhet të vdesim të qetë në atdheun tonë. Bota do të çlirohet përmes lirisë sonë, do të pasurohet me pasurinë tonë dhe do të zmadhohet me madhështinë tonë. Dhe, gjithçka që do të përpiqemi të arrijmë atje për mirëqenien tonë, ndikon fuqishëm dhe dobishëm për të mirën e të gjithë njerëzve”, ka thënë Herzl në këtë vepër.

Libri është përkthyer nga Kristë Shtufi, ndërsa nga e marta do të jetë në shitje në libraritë “Dukagjini”, “Artini” dhe “Buzuku“ në Prishtinë. /Telegrafi/