Ushtarët do t’ju bashkohen 650 të tjerëve që ndodhen në atë zonë, ndërsa do të qëndrojnë për më se 60 ditë.
Afro 3,000 ushtarë do t’i dërgojnë Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme, pasi mijëra njerëz sulmuan kompleksin e Ambasadës së ShBA-ve në Bagdad, konfirmuan tre zyrtarë të mbrojtjes amerikane dhe një zyrtar ushtarak amerikan, transmeton Telegrafi.
Lajmi erdhi disa orë pasi një sulm ajror amerikan vrau Gjeneralin Qassem Soleimani, komandantin e Forcave Quds, që ishte një nga figurat më të fuqishme të vendit, ndërsa zyrtarët e mbrojtjes amerikane thanë se këto intervenime, nuk janë si kundërpërgjigje ndaj sulmit.
Vendosja e ushtarëve shtesë, nga brigada e divizionit të 82-të, me qendër në Fort Bragg të Karolinës së Veriut, vjen pas mijëra njerëzve, shumica e tyre të lidhur me grupin e milicisë shiite të mbështetur nga Kataeb Hezbollah, sulmuan gjatë të martës kompleksin e ambasadës.
Këta ushtarë iu bashkohen 650 të tjerëve që shërbejnë në këtë zonë dhe do të qëndrojnë për rreth 60 ditë, ndërsa do të përhapen edhe në Irak dhe Kuvajt.
“Siç ishte njoftuar më parë, brigada e Forcës së Reagimit të Shpejtë, e divizionit të 82-të u njoftua që të përgatitet për dislokim dhe tani kanë nisur të vendosen”, ka bërë të ditur Pentagon në një deklaratë.
“Brigada do të vendoset në Kuvajt, si një veprim i duhur dhe parandalues në përgjigje të niveleve të rritura të kërcënimit ndaj personelit dhe objekteve amerikane, ndërsa do të ndihmojë në rindërtimin e rezervave.”
Zyrtarët amerikanë dhe irakianë, thanë se sulmi ndaj kompleksit të ambasadës, filloi pasi një turmë e madhe u mblodh pas funeraleve për disa prej atyre që u vranë të dielën në sulmet ajrore amerikane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe