LAJMI I FUNDIT:

Shtetasja shqiptare nga Durrësi njofton për zhdukjen e bashkëshortit kosovar

Shtetasja shqiptare nga Durrësi njofton për zhdukjen e bashkëshortit kosovar

Një shtetase shqiptare nga Durrësi ka raportuar në organet shtetërore, se bashkëshorti i saj nga Kosova është larguar nga banesa të mërkurën me 29 gusht.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Komisariati i Policisë Durrës, thuhet se po punohet në drejtim të gjetjes së 77 vjeçarit nga Kosova, përcjell Telegrafi.


Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.08.2018, shtetësia T.R., vjeçe 46, banuese në Durrës, kallëzon se më datë 29.08.2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti, shtetasi Q.B., vjeç 77, banues në Kosovë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës./Telegrafi/