LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia “Yin Yang” me kopsht luksoz në kulm (Plani detaj)

Shtëpia “Yin Yang” me kopsht luksoz në kulm (Plani detaj)

Dizajni i shtëpisë i inspiruar në filozofinë kineze, sipas së cilës forcat e kundërta bashkohen në mënyrë që të krijojnë tërësinë e balancuar dhe të fuqishme

Shtëpia është e ndarë në dy pjesë të cilat lakohen dhe caktojnë jo vetëm dukjen e kulmit, por edhe të lokaleve në shtëpi, transmeton Telegrafi.


“Yin & Yang”është shpikur në atë mënyrë që të jetë e mjaftueshme dhe të funksionojë “jashtë rrjetit”.

Pronarët kanë dëshiruar që pjesën më të madhe të ushqimit ta prodhojnë vetë, në shtëpinë e tyre dhe prandaj janë arkitektët ata të cilët e kanë shndërruar kulmin në strukturë të shkallëzuar me saksi të murosura në të cilat do të kultivohen perime, bimë erëzash dhe pemë.

Për dallim nga kulmi tradicional, kopshti i shkallëzuar në shtëpinë “Yin & Yang”lëshohet në drejtim të qendrës, duke rikujtuar luginën e rrethuar me pjerrtësi nga të dyja anët.

Banorët mund t’i qasen kopshtit drejtpërdrejt nga oborri apo nga kati i shtëpisë. Uji i shiut, i cili rrjedh nëpër kopsht, do të mblidhet në rezervuar dhe do të përdoret për ujitje të kopshtit.

Ashtu siç do të ndërrohen stinët e vitit po ashtu edhe bimët do të ndryshojnë dhe në atë mënyrë do të ndikojnë në dukjen e tërësishme të shtëpisë.

Brendësia e saj prej 75 metra katrorësh është e ndritshme dhe e ajrosur falë dritareve të mëdha nga dyshemeja deri te tavani.

Eksterieri, si dhe pjesa më e madhe e brendshme, janë të mbështjella me panele të drurit në mënyrë që shtëpia sa më shumë të jetë në harmoni me ambientin që e rrethon dhe kopshtin.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

Stil
Kalo në kategori