LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia-urë mbi malin kanadez (Plani detaj)

Shtëpia-urë mbi malin kanadez (Plani detaj)

E rrethuar me mal në provincën kanadeze Ontario shtëpia unike “Bridgehouse”, paraqet zgjidhje inovative për jetë në kontakt me natyrën

Në mënyrë përshkruese quhet shtëpi-urë, ajo shtrihet përtej një kanali dhe lidh dy anët e një lugine të mbuluar me pemë.


Shtëpia vijëdrejtë, 38 metra e gjatë ka hyrje nga të dy anët e saj, transmeton Telegrafi.

Streha e saj e parë njëherësh shërben edhe si shkallë të cilat lidhin nivelin kryesor të shtëpisë me tarracën e madhe të kulmit.

Materiali kryesor nga i cili është bërë shtëpia janë trarët e laminuar të ngjitur, të cilët lëvizën kufijtë e qëndrueshmërisë së drurit dhe lejuan “urën” shtrihet 18 metra mbi grykë.

Brendësia e hapur përfshin mbi 220 metra katrorë. Dhoma e madhe e ditës është vendosur pesë metra mbi tokë, në vend të përsosur për vëzhgim të natyrës.

Dizajnin e shtëpisë e ka mundësuar fasada qendrore e kthyer nga liqeni e cila përmban edhe 12 metra të gjata dyert rrëshqitëse të cilat e shndërrojnë dhomën e ndenjës në vëzhgimore.

Plani i shtëpisë është simetrik, me kuzhinën dhe dhomën e ditës në qendër. Dhomat e gjumit me banjat e bashkuara janë të vendosura në skajet e saj, ndërkaq shtëpia ka edhe dy hapësira brenda një zone private.

/Telegrafi/