LAJMI I FUNDIT:

Shtëpi komfore përdhese me garazh të madh (Plani detaj)

Shtëpi komfore përdhese me garazh të madh (Plani detaj)

Shtëpia komfore përdhese për një familje ka dizajn unik dhe atraktiv, i cili të rrëmben shikimin

Kjo vilë luksoze në periferi të qytetit është e organizuar komplet në një nivel, gjë që paraqet rehati shtesë për familje me fëmijë të vegjël për të cilët vrapimi nëpër shkallë mund të jetë i rrezikshëm, transmeton Telegrafi.


Dukjen moderne dhe mbresëlënëse shtëpisë i ofron fasada interesante dhe hyrja e gjerë dhe me xhama në shtëpi, e rrethuar me vazo të bukura me gjelbërim të bujshëm.

Shtëpia është e dizajnuar në formën e germës T, me garazhin në pjesën e përparme dhe me dhomën e gjumit në anën e kundërt e cila ka pamje në oborr.

Shtëpia është e mbuluar me disa kulme, ndërkaq mansarda e saj mund të adaptohet në një hapësirë shtesë të dobishme.

Paradhoma e madhe çon drejt dhe djathtas deri te zona e ditës të cilën e përbëjnë dhoma e ditës, trapezaria dhe kuzhina, ndërsa nga zona e majtë mund të keni qasje në garazh dhe në lokalet ndihmëse, ndërsa në vazhdim drejt dhomave të gjumit.

Mbi zonën e ditës, hapësira çilet nga kulmi, gjë që këtë hapësirë e bën jashtëzakonisht atraktive, të madhe dhe të shndritshme.

Pamja nga gjysmëkati ofrohet pikërisht në dhomën e ditës.

Në pjesën private gjenden dy dhoma gjumë për fëmijë me banjë dhe tualet shtesë.

Dhoma e punës (ose dhoma shtesë e gjumit) dhe këndi për shikim të televizorit e ndajnë këtë hapësirë nga dhoma kryesore e gjumit, në kuadër të së cilës gjenden edhe pjesa e gardërobës dhe banja.

Të dhënat themelore

Sipërfaqja e shtëpisë: 254,89 m²
Sipërfaqja e kulmit: 459,7 m²
Kubatura: 1311 m³
Pjerrësia e kulmit: 30°
Lartësia e shtëpisë: 7,83 m
gjerësia minimale e truallit:
Numri i dhomave të gjumit: 4

Përdhesa

Korridori hyrës: 5,28 m²
Dhoma e ditës + trapezaria: 5,28 m²
Kuzhina: 18,14 m²
Depoja: 3,66 m²
Këndi i gardërobës: 3,38 m²
Kaldaja: 6,16 m²
Garazhi: 47,64 m²
Hapësira ndihmëse: 5,69 m²
Dhoma: 14,22 m²
Banja: 5,49 m²
Dhoma: 15,24 m²
Hapësira ndihmëse: 0,98 m²
Dhoma: 12,07 m²
Tualeti: 2,06 m²
Korridori: 19,61 m²
Dhoma: 18,81 m²
Banja: 10,1 m²
Këndi i gardërobës: 7,39 m²

Sipërfaqja: 254,89 m²

Nënkulmi 85,27 m² (245,34 m²)

/Telegrafi/