LAJMI I FUNDIT:

Shtatë vatra zjarri gjatë ditës së djeshme

Shtatë vatra zjarri gjatë ditës së djeshme

Operacionet për shuarjen e zjarreve kanë vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit, me angazhimin e 84 punonjësve zjarrfikës, 17 automjeteve zjarrfikëse, 90 pjesëtarë nga Forcat e Armatosura, punonjës vullnetarë, si dhe punonjës të Drejtorisë së Pyjores dhe asaj të Zonave të Mbrojtura.

Në vend janë shënuar 7 vatra zjarri në disa qarqe, ku është dashur edhe mbështetja e helikopterëve, si dhe dy avionëve të vegjël të ardhur nga Greqia, veçanërisht në Llogora.


Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve, që në rast se konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Ja situata, sipas qarqeve:

TIRANË
Në fshatin Vrap, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarrfikësit të mbështetur nga forcat ushtarake kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe disa rrënjë ulliri.
Në Derje pranë fshatit Shëngjergj, bashkia Tiranë ka vazhduar të jetë aktiv vatra e zjarrit. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dhe po punojnë zjarrfikësit, forca nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura Tiranë, si dhe forca ushtarake, por për shkak të terrenit të thyer malor ka qenë e pamundur shuarja e plotë e vatrave të zjarrit.

VLORË
Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë, pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë vazhdon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar forca ushtarake dhe nga personal nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, të mbështetur edhe nga 2 avionë nga Greqia. Vatra nuk janë shuar ende dhe operacioni është në zhvillim edhe ditën e sotme.

DIBËR
Në fshatin Sllatinë, bashkia Dibër, vijon zjarri prej disa ditësh në zonën e pyllit me pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve dhe punonjësve të tjerë, është edhe një helikopter por nuk ka qenë e mundur të shuhet. Operacioni është në vazhdim edhe ditën e sotme.
Në Ulëz, bashkia Mat, është riaktivizuar një vatër zjarri. Zjarrfikësit me mjete kanë ndëryrë dhe pritet të vijë në ndihmë një helikopter. Operacioni është në vazhdim.

FIER
Në fshatin Ardenicë, bashkia Lushnje ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete për të shuar vatrat agresive. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha me pisha dhe shkurre.

ELBASAN
Vatrat e zjarri në malin e Xhyrës dhe në malin e Dardhës, bashkia Librazhd janë shuar. Zjarrfikësit janë ndihmuar edhe nga banorë të zonës si dhe punonjës së Zonave të Mbrojtura. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 11 ha me shkurre dhe lisa.

BERAT
Në fshatin Kakrruk të bashkisë Skrapar ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë ahu. Zjarrfikësit po monitorojnë vatrat e zjarrit që mos të afrohen pranë zonave të banuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori