LAJMI I FUNDIT:

Shtatë trupa gjenden në një shtëpi në Minesota – ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tyre

Shtatë trupa gjenden në një shtëpi në Minesota – ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tyre

Autoritetet thanë të dielën se trupat e shtatë personave u zbuluan brenda një shtëpie në një qytet veriperëndimor të Minesotës, por nuk thanë se si vdiqën.

Sipas FoxNews, përcjell Telegrafi, policia tha se viktimat ishin katër të rritur dhe tre fëmijë.

Ata u gjetën pak para orës 20:00 të shtunën nga anëtarët e familjes që po kryenin një kontroll të mirëqenies në shtëpinë në Moorhead.

Dhe ata familjarë kanë lajmëruar policinë.

Policia tha se nuk kishte shenja dhune apo hyrje të dhunshme në shtëpi dhe deri më tani nuk po kërkojnë aktivisht asnjë të dyshuar.

“Kjo është një tragjedi e tmerrshme absolute, e bërë edhe më prekëse pasi është afër festave”, shkroi kryebashkiaku i Moorhead, Shelly Carlson në një deklaratë.

Trupat u dërguan në Zyrën e Ekzaminuesit Mjekësor, ku do të kryhen autopsitë.

Fqinjët thanë se fëmijët u panë për herë të fundit të premten.

Kapiteni i policisë Deric Swanson tha se hetimi është ende aktiv dhe informacione të mëtejshme, duke përfshirë shkakun e vdekjeve dhe identifikimin e viktimave, do të publikohen më vonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori