LAJMI I FUNDIT:

Shtatë shpërthimet e tmerrshme të digave në Amerikë që morën jetën e qindra personave (Foto/Video)

Shtatë shpërthimet e tmerrshme të digave në Amerikë që morën jetën e qindra personave (Foto/Video)

Edhe pse teknologjia moderne po tenton të ofrojë standarde më të sigurta, gjatë 40 viteve të fundit në Amerikë kanë shpërthyer 80 mijë diga, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe përmbysje në shumë pjesë të këtij vendi.

Gjatë javës së kaluar autoritet amerikane kanë evakuuar mbi 200 mijë banorë që jetonin në pjesën veriore të Kalifornisë, nga frika se mund të vijë deri te shpërthimi i digës Oroville, transmeton Telegrafi.


Oroville është diga më e lartë e Amerikës, në të cilën është hapur një gropë gjigante e cila po kërcënon banorët e Kalifornisë.

Këto janë disa prej shpërthimeve më vdekjeprurëse të digave.

Mars, 2006: Shtatë persona kishin humbur jetën në Kauai në Havai, kur diga Ka Loko u shemb, me ç’rast u derdhën 400 milionë litra ujë në ishull. Por sigurimi i dobët i digës ka qenë temë diskutimi dhe hetimi, por dyshohet se janë bërë modifikime të jashtëligjshme për shkak të cilave ka ardhur deri tek shpërthimi i digës.

Nëntor, 1977: Kur shpërtheu diga Kelly Barnes në qarkun Stevens në Georgia, 39 persona kishin humbur jetën për shkak të përmbysjeve të shkaktuara. Faktorë të shumtë, siç janë ndryshku dhe rrëshqitja e dheut, konsiderohen si shkak i shpërthimit të saj, ku nga ky shpërthim përpos vdekjes së njerëzve janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në vlerë prej 2.8 miliardë dollarë, kurse diga kurrë më nuk është rindërtuar.

Korri, 1977: Diga më famëkeqe në Amerikë kishte shpërthyer në Johntoën, me ç’rast kishin humbur jetën 86 persona. Për shkak të derdhjes së sasisë së madhe të ujit dhe përmbysjeve, diga kishte shpërthyer plotësisht që edhe kishte ardhur deri te një fatkeqësi.

Qershor, 1976: Diga Tenton shpërtheu dhe u derdhën mbi 300 milionë litra ujë në një sipërfaqe në pjesën verilindore të Idahos, ku nga përmbysjet humbën jetën 11 njerëz, derisa dëmet vlerësohen të jenë rreth një miliard dollarë.

Qershor, 1964: Përmbysjet më të këqija në historinë e Montanas morën jetën e 28 personave, ku asokohe kishte shpërthyer diga Sëift duke u derdhur mbi 46 mijë hektarë një sasi e madhe e ujit.

Mars, 1963: Gjatë njerëz kishin humbur jetën, kurse 6 milionë dollarë konsiderohen dëme materiale nga shpërthimi i një dige e cila si pasojë e teknologjisë së vjetruar solli katastrofën.

Dhjetor, 1963: Pesë persona mbetën të vdekur dhe 27 të plagosur, kur në Los Angeles shpërtheu diga Baldëin Hills, nga e cila u derdhën mbi 250 milionë litra ujë. /Telegrafi/