Ditëve të fundit sikurse në rajon dhe Evropë, edhe në Kosovë ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me coronavirus.
Gjatë 24 orëve që lamë pas sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në vend u konfirmuarin 205 raste të reja me COVID-19, kurse tre qytetarë kanë humbur jetën.
Sipas disa të dhënave të publikuara nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në Kosovë që nga data 13 mars kur janë paraqitur rastet e para e deri më 25 tetor 2020, numri i të infektuarve ka arritur në 18 mijë e 148.
Po ashtu sipas këtyre të dhënave numri total i të shëruarave është 15 mijë e 150, kurse raste aktive mbeten 2 mijë e 332, ndërkaq 666 qytetarë kanë humbur jetën.
Nga 13 marsi e deri më 25 tetor janë kryer gjithsejtë 88 mijë e 090 testime. Testime në 1 milion banorë janë kryer gjithsejtë 49 mijë e 430. Të infektuar në 1 milion banorë janë 10 mijë e 183 qytetarë, të vdekur 372 kurse të shëruar 8 mijë e 501, shkruan Telegrafi.
Sipas këtyre statistikave komuna e cila prinë me numrin më të lartë të të infektuarve është Prishtina me 5 mijë 875 të infektuar, 83 të vdekur, 4 mijë e 851 të shëruar dhe me 941 raste aktive.
Pas kryeqytetit, komuna me numrin më ta lartë të të infektuarve renditet Gjilani me 1 mijë e 314 të infektuar, 40 të vdekur, 1 mijë e 54 të shëruar dhe me 220 raste ende aktive.
E treta me radhë si komuna me numrin më të madh të të infektuarve renditet komuna e Ferizajt. Në këtë komunë janë 957 të infektuar, 44 të vdekur, 853 të shëruar dhe raste aktive mbeten 60.
Prizreni renditet si komuna e katërt në këtë renditje me 922 të infektuar, 54 të vdekur, 781 të shëruar dhe me 87 raste ende aktive.
Top pesëshen e komunave me numrin e lartë të të infektuarve e mbyll komuna e Pejës me 917 të infektuar, 46 të vdekur, 771 të shëruar dhe me 100 raste ende aktive.
Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ditë më parë ka paralajmëruar ashpërsim të masave për parandalim të përhapjes së coronavirusit.
Zemaj ka thënë se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19 janë dy nga masat të cilat janë duke u shqyrtuar. Por, megjithatë sipas ministrit gjithçka varet nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, ndërsa mbyllja e tërësishme e vendit mbetet opsioni i fundit. Zemaj deklaroi se mbyllja e tërësishme e vendit mbetet opsioni i fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel