LAJMI I FUNDIT:

Shtatë lojtarët që kanë luajtur në Ligën Premier, por nuk keni dëgjuar asnjëherë për ta

Shtatë lojtarët që kanë luajtur në Ligën Premier, por nuk keni dëgjuar asnjëherë për ta

Liga Premier i ka një pjesë të madhe të lojtarëve shumë të njohur, por janë edhe disa që nuk u keni dëgjuar emrin asnjëherë dhe mund të ju befasojnë me pjesëmarrjen e tyre.

Liga angleze në këtë sezon ka sjell disa emra që nuk janë dëgjuar asnjëherë nga tifozët, ndërsa kur janë futur në fushë, ju mund të keni pyetur se kush është ky lojtar.

SunSport ka sjell emrat e lojtarëve që kanë luajtur në këtë sezon të Ligës Premier, por që nuk i keni dëgjuar më parë dhe që kanë bërë paraqitje të mira.

Max Kliman

Mbrojtës 21-vjeçar ka luajtur te Fulham dhe që ishte pjesë e akademisë së Gillingahm, ndërsa debutoi në futboll te Maidenhea United, ka befasuar në këtë sezon me paraqitjet e tij në këtë sezon.

Ai u transferua te Wolverhampton Wanderers në vitin 2018 ndërsa ka bërë paraqitjen e parë ndaj ish-skuadrës së tij, Fulhamit në këtë muaj. Kliman kishte bërë 25 paraqitje për Kombëtaren e Anglisë në futsall në sezonin e kaluar.

Max Kliman (Foto: Getty Images/Guliver)

Will Norris

Një tjetër lojtar i Wolves. 25-vjeçari Norris ka luajtur vetëm dy ndeshje në ligë në dy sezonet te Molienaux. Ish lojtari i Braintree ka bërë debutimin në Ligën Premier poashtu ndaj Fulhamit, duke i mposhtur 1-0.

Will Norris (Foto: Robert Hradil/Getty Images/Guliver)

Antonio Barreca

Newcastle e transferoi mbrojtësin italian në formë huazimi nga Monaco. Rafa Benitez ishte duke kërkuar me ngulm transferime, ndërsa e transferoi atë në janar, por që ka luajtur vetëm katër minuta në këtë sezon të Ligës Premier, duke u përballur me Tottenhamin në muajin shkurt.

Antonio Barreca (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Xande Silva

Portugezi i West Hamit që ka luajtur për grupmoshat U20 dhe U22, ka zëvendësuar Marko Arnautovicin në ndeshjen ndaj Burnleyt në dhjetor të vitit të kaluar. Ishte ndeshja e tj e vetme që nga transferimi i tij nga Vitoria Giumaraes në vitin 2018.

Xande Silva (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Collin Quaner

Sulmuesi i Huddersfieldit kaloi te Ipsich në formë huazimi në muajin janar, ndërsa ka luajtur 16 ndeshje në Championship. Ai poashtu ka bërë dy paraqitje në këtë sezon të Ligës Premier, një ndaj Manchester Unitedit dhe një ndaj Southamptonit në dhjetor të vitit të kaluar.

Collin Quaner (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Demeaco Duhaney

20-vjeçari është poashtu pjesë e Huddersfieldit, gjersa ka debutuar në Ligën Premier gjatë muajit shkurt. Ai ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt, ndërsa sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship.

Demeaco Duhaney (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Sam Surridge

Surridge është pjesë e akademisë së Bournemouth, ndërsa ishte i huazuar te skuadrat si, Weymouth, Poole Town, Yeovil dhe Oldham. 20-vjeçari luajti kundër  Fulhamit në FA Cup, ndërsa në Ligën Premier ka debutuar kundër Arsenalit dhe Crystal Palace. /Telegrafi/

Sam Surridge (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori