LAJMI I FUNDIT:

ShSKUK njofton për furnizimin me barna dhe material shpenzues në spitale

ShSKUK njofton për furnizimin me barna dhe material shpenzues në spitale
Foto: Arkiv

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njoftoi të premten se ka furnizuar klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe spitalet e përgjithshme me shumicën e penjve kirurgjik, doreza sterile dhe jo sterile.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë lëshuar porositë sipas urgjencave dhe në vazhdimësi po vazhdon lëshimi i porosive për furnizim me barna dhe material shpenzues për tremujorin e parë të vitit 2023, sipas kërkesave nga njësitë përbërëse.

Sa i përket furnizimit me barna në Klinikën e Onkologjisë, thuhet se gjatë ditëve të fundit gjendja është përmirësuar dukshëm.

“Sipas raportit zyrtar nga Klinika e Onkologjisë, vetëm nga data 12-23 janar 2023, kjo klinikë është furnizuar me citostatikë në vlerë mbi 1.2 milion euro. Disa nga mungesat janë evidente, në disa raste për arsye të procedurave të prokurimit, por ka edhe raste kur fare nuk paraqiten ofertues”, thuhet në komunikatën për media.

ShSKUK tutje tha se është ballafaquar edhe me shumë lëndë që janë duke pritur për shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, e që ka shkaktuar vështirësi në furnizim.

“Kjo na ka detyruar që të procedojmë me procedura për furnizim urgjent. Për informim të publikut dhe për hir të së vërtetës, po i publikojmë raportet zyrtare nga Barnatorja Qendrore ndër vite, ku paraqitet në përqindje furnizimit me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale për QKUK dhe Spitale Rajonale, në bazë të kërkesave të njësive”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori