LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari vret vajzën e tij dhe burrin me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja në Itali

Shqiptari vret vajzën e tij dhe burrin me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja në Itali
Foto: Ilustrim

Një 51-vjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare u vranë me thikë mbrëmë në Torremaggiore në zonën e Foggia të Italisë.

Sipas asaj që mësohet, vrasësi i dyshuar është babai i viktimës 16-vjeçare. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar, bukëpjekës, i cili tashmë është ndaluar nga karabinierët.


16-vjeçarja u godit me thikë pasi ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni i babait të saj, i cili donte ta vriste.

Nga përplasja u plagos edhe bashkëshortja e vrasësit të dyshuar, e cila tashmë ndodhet në spitalin e Foggia. Nga hetimet e para, motivi i krimit mund të gjurmohet në një lidhje të dyshuar mes 51-vjeçarit dhe gruas së vrasësit të dyshuar.

Krimi ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit dhe mësohet se burri është goditur me thikë në shkallët e pallatit ku po qëndronte. Më pas, vrasësi i dyshuar hyri në shtëpi me qëllim që të vriste gruan e tij, por 16-vjeçarja ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj dhe u vra.

Gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë policinë. Kur policia mbërriti në vendngjarje, ata bllokuan 45-vjeçarin, i cili sipas hetuesve po endej në zonë në kërkim të djalit tjetër pesëvjeçar me të njëjtën grua.

Është gjetur arma e vrasjes, një thikë kuzhine. Pesëvjeçari iu besua përkohësisht dajave të tij. /Ora News/