Moti në Shqipëri, vende-vende shi e shtrëngata

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje në orët e mesditës.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata afatshkurtra në male shoqëruar më shkarkesa elektrike.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.


Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
47 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































