LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari kërcënon biznesmenin italian: “10 mijë euro ose të zhduka”!

Shqiptari kërcënon biznesmenin italian: “10 mijë euro ose të zhduka”!

Pak orë pasi policia njoftoi se në Korçë është arrestuar një 25-vjeçar pasi ka kanosur nëpërmjet letrave dhe telefonatave kërcënuese një shtetas italian, duke i kërkuar në këmbim të jetës të tij 10 000 euro, dalin detaje të reja.

Vetë italiani duke folur për mediat, ka treguar se e njeh autorin, Velson Qyrani, banues në qytetin juglindor të vendit.


Biznesmeni italian Mario Patrocci, nga Korça ka deklaruar: “E njoh djalin që më kërcënoi, ka punuar për mua në një Call Center për 1 vit. Kur ka punuar për mua dukej tip i qetë, e kam ndihmuar me para. Kërcënimi më erdhi me letër poshtë derës”.

I pyetur se cila mendonte se ishte arsyeja që 25-vjeçari ta kërcënonte me jetë në këmbim të 10 mijë eurove, italiani tha: “Mendoj se autorin e ka shtyrë varësia ndaj drogës”.

Vetëm pak javë më parë u rrah një tjetër biznesmen i huaj, i cili do investonte në zonën e Gjirit të Lalzit.

Por pas incidentit të dhunshëm, dhe kërkesës që i kishin bërë autorët për t’u larguar nga Shqipëria bashkë me investimin që mendonte të bënte, Faadi Mitri iku nga vendi ynë duke marrë me vete edhe një mundësi mjaft të mirë për ekonominë dhe zhvillimin e turizmit shqiptar. /Tema/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori