LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari kapet me 500 mijë euro drogë, mashtroi me vëllain binjak

Shqiptari kapet me 500 mijë euro drogë, mashtroi me vëllain binjak

Policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar Besmir Myrtaj (31) me ç’rast është konfiskuar edhe një sasi e drogës, transmetojnë sot mediat italiane.

Sipas këtyre mediave, përcjellin mediat shqiptare, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, policia ka gjetur dy çelësa, njëri prej tyre kopje që përdorej për të hapur apartamente në Via del Rio.


Policia italiane dyshon se Myrtaj ka përdorur çelësin në emrin e vëllait të tij binjak, Gazmendi, i cili sipas mediave italiane, jeton në Shqipëri.

Myrtaj synonte të mashtronte inspektimet duke përdorur emrin e vëllait.

Në apartament janë zbuluar edhe 4 kilogramë materiale, përfshirë sheqer pluhur dhe sodë buke që shërbenin për rritjen e volumit të kokainës.

Vlera e parashikuar e drogave të sekuestruara është rreth 500 mijë euro, shkruan La Gazzetta del Mezzogiorno.