LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët në 100 foto, në 100-vjetorin e Luftës së I-rë Botërore

Shqiptarët në 100 foto, në 100-vjetorin e Luftës së I-rë Botërore

Materiale që publikohen për herë të parë, ndër të cilat 100 foto bardhezi me një cilësi të admirueshme për kohën, i sjell gazetari dhe studiuesi Armand Plaka në ekspozitën “Lufta e Madhe dhe shqiptarët”, të hapur te “Stela Resort”.

Reklama

Plaka është fokusuar gjatë punës së tij kërkimore në burime arkivore jashtë vendit, në ato fizike dhe digjitale, të cilat revokojnë periudhën e Luftës së Parë Botërore në territoret shqiptare, ku veç përgatitjeve e atmosferës së luftës, bien në sy edhe fragmente nga përditshmëria në qytete e fshatra të ndryshme të Shqipërisë ( Shkodra, Lezha, Shëngjini, Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, rajoni Korçë-Kolonjë, Berati, Fieri, Lushnjë, rajoni i Mallakastrës, Labërisë dhe zona e lumit Vjosa). 50 për qind e materialeve të ekspozuara vijnë për publikun për herë të parë.

“Janë 100, çka përkon edhe me 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë (11 nëntor 1918)”, rrëfen ai.

Shumica e materialeve të ekspozuara janë marrë përgjithësisht në arkivat e vendeve pjesëmarrëse në luftë në frontin shqiptar: Austro-Hungaria, Franca, Italia, Serbia (edhe pse pak e përfaqësuar, edhe Bullgaria e Gjermania ).

Ekspozita përfshin gjithashtu disa video-kronika të kohës.

Ekspozita do të vazhdojë në Prishtinë e Gjilan, ku veç të tjerash priten të vihen në dispozicion materiale shtesë, ekskluzive nga periudha 1915-1918 në hapësirat e Kosovës. /Shekulli/Report TV/