LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët i japin 236 milionë euro Greqisë, në një ditë atje shpenzojnë më shumë se perëndimorët

Shqiptarët i japin 236 milionë euro Greqisë, në një ditë atje shpenzojnë më shumë se perëndimorët

Për gati tre dekada me radhë, shqiptarët janë parë nga Greqia si emigrantë, në kërkim të një vendi pune dhe të ardhurave për të mbajtur familjet e tyre në atdhe. Por tani situata ka ndryshuar. Shqiptarët nuk shkojnë më në Greqi vetëm për hall, por gjithmonë e më shumë po e vizitojnë fqinjin jugor për turizëm dhe argëtim.

Të dhënat e bëra publike nga konfederata greke e turizmit, tregojnë se vitin e kaluar shqiptarët shpenzuan plot 236 milionë euro në Greqi, vetëm për të bërë pushime. Shifra, e cila është gati sa 2 për qind e prodhimit kombëtar të vendit, po rritet me ritme të shpejta nga viti në vit.


Sipas të dhënave të publikuara, vetëm në katër vitet e fundit, shpenzimet që shqiptarët bëjnë për pushime në Greqi janë rritur me 60 për qind, nga 147 milionë euro që ishin në vitin 2015, në 236 milionë euro vitin e kaluar.

Madje te dhënat e detajuara tregojnë se shqiptarët hyjnë tek turistët më elitarë, të cilët shpenzojnë më shumë edhe se sa turistët e tjerë që vijnë nga vendet e pasura të Europës.

Sipas konfederatës greke të turizmit, vitin e kaluar një turist shqiptar shpenzoi mesatarisht 68.9 euro për çdo ditë qëndrimi në Greqi. Kjo shifër është më e lartë se sa shpenzimet ditore të turistëve italianë, atyre holandezë, spanjollë, danezë dhe çekë, vende të cilat kanë një standard dukshëm më të lartë jetese së Shqipëria.

Dikur emigrantë, tani shqiptarët shkojnë në Greqi për të bërë pushime, si të barabartë e madje edhe duke shpenzuar më shumë se europianët./Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori