Kriptovalutat duket se nuk janë në ditët e tyre më të mira. Luhatjet e mëdha në çmim dhe humbjet në vlerë duket se kanë bërë që “tregtarët” e kriptovalutave në Shqipëri të heqin dore prej tyre. Në faqen LocaBitcoin tashmë ka mbetur vetëm një syresh, nga pesë që kanë qenë fillimisht.
Shitësi aktual i Bitcoin në LocalsBitcoin Albania është BtcExMtl. Ai deklaron se ka mbi një mijë tregtime të konfirmuara, me 696 partnerë të ndryshëm. Blerja e parë është bërë para tre vitesh e tetë muajsh.
Shitësit e tjerë që më parë tregtonin bitcoin në Shqipëri, si Bitcoinremi, DragosWarrior, Nar75 dhe Excoins.me nuk figurojnë më online.
Çmimet e kriptovalutave kanë rënë ndjeshëm në muajin e fundit, pasi arritën nivele të larta të këmbimit, deri në 18 mijë dollarë.
Aktualisht një Bitcoin po këmbehet në nivelin 8 mijë dollarëve, me luhatje të herëpashershme. Të gjitha monedhat virtuale kanë pësuar rënie. Monedhat së bashku kanë një vlerë tregu prej 305 miliardë dollarësh.
Të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare kanë paralajmëruar vazhdimisht mbi rreziqet që mbart përdorimi i monedhave virtuale. Autoriteti Bankar Evropian në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje për kujdes ndaj përdorimit të monedhave virtuale, veçanërisht Bitcoin. EBA paralajmëronte se me rritjen e popullaritetit të monedhave virtuale, duhet të bënin kujdes dhe të ishin të ndërgjegjshëm lidhur me rreziqet që lidhen më përdorimin e tyre.
Gjithashtu Banka e Shqipërisë dhe AMF, deklaruan se në Shqipëri nuk ka asnjë kompani të licencuar prej tyre. E kontaktuar nga Monitor, Banka e Shqipërisë bëri të ditur se nuk ekziston asnjë subjekt financiar i licencuar për tregtimin e monedhës virtuale Bitcoin në Shqipëri. Kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në Shqipëri.
Edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare informon se nuk ka pasur asnjë kompani të licencuar për tregtimin e Bitcoin në Shqipëri.
Autoritetet Mbikëqyrëse Evropiane paralajmëruan edhe së fundmi lidhur me përdorimin e monedhave virtuale, në një njoftim që u ripublikua dhe nga Banka e Shqipërisë. Sipas tyre, monedha virtuale, që ekzistojnë aktualisht janë përfaqësimi dixhital i një vlere që as nuk është e emetuar dhe as nuk është e garantuar nga një bankë qendrore apo autoritet publik, dhe nuk e kanë statusin ligjor të monedhës apo parasë. Ato janë tejet të rrezikshme, dhe përgjithësisht nuk janë të mbuluara nga aktive të trupëzuara dhe nuk rregullohen nga legjislacioni i BE-së; rrjedhimisht, ato nuk u ofrojnë konsumatorëve mbrojtje ligjore. /Monitor /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën