LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët harxhojnë deri 60 mijë euro për dekorin e dasmave dhe festave

Shqiptarët harxhojnë deri 60 mijë euro për dekorin e dasmave dhe festave

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë organizatorja e festave Anisa Musta, e cila ka folur më gjatë rreth kësaj pune dhe marrëdhënia që kanë shqiptarët me organizimin e festave.

Ajo është shprehur se nga viti në vit, shqiptarët po janë më të përkushtuar ndaj organizimit të festave dhe shpenzojnë shuma marramendëse.

Shqiptarët për organizimin e një ngjarje apo dasme mund të shpenzojnë edhe 50-60 mijë euro.

“Realisht shpenzojnë. Ka raste që shumë njerëz nuk janë në brendësi të kësaj pune dhe kur dëgjojnë për shumat marramendëse që shpesh herë përdoren për ngjarje të tilla habiten. Është shumë personale dhe në varësi të njeriut që e bën. Por mund të them që ka nga buxhetet më minimale që janë 200-300 euro për ngjarje të vogla dhe pastaj ka edhe shpenzime marramendëse duke e marrë në total të gjithë shpenzimet e ngjarjes jo vetëm dekorin, por edhe lokali, ambienti, muzika që zgjidhet. Ka shumë elementë që përfshihen tek pjesa e organizimit të një feste. Ka dhe shuma që mund të duken ekstreme. 15 mijë euro është një nga shumat më të vogla që kam dëgjuar në këto festa, por ka edhe dasma ose ngjarje të biznesit që mund të harxhojnë rreth 50-60 mijë euro ose edhe më shumë. Është një industri që ka njohur shumë rritje vitet e fundit dhe njerëzit po shpenzojnë gjithnjë e më shumë”, tha Musta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori