LAJMI I FUNDIT:

Dy kosovarë e lidhin “mysafirin” e tyre, e kërcënojnë me sëpatë dhe ia marrin paratë (Foto)

Dy kosovarë e lidhin “mysafirin” e tyre, e kërcënojnë me sëpatë dhe ia marrin paratë (Foto)

Dy shqiptarë të Kosovës, kushërinj mes vete e kanë joshur një të njohur të tyre nga St.Galleni për të shkuar në Glarus, duke i premtuar që t`i shisnin marihuanë.

Pastaj ata, në një bodrum e kanë plaçkitur, lidhur dhe ia kanë mbyllur gojën.


Njëri nga sulmuesit nuk kishte të drejtë qëndrimi në Zvicër, pasi që ishte dëbuar që nga viti 2008, shkruan südostschweiz. Duke qenë në burg ai e kishte kërcënuar me vdekje një punëtor të Zyrës për Migracion.

Pak ditë më parë, shqiptarët e Kosovës, njëri 24 e tjetri 28 vjeç janë përgjigjur para gjyqit për grabitje dhe privim nga liria.

Personi i joshur, pasi kishte arritur në shtëpinë ku e kishin lënë të takoheshin ishte goditur nga dy “mikpritësit” aq shumë sa që ishte rrokullisur shkallëve për në bodrum, transmeton albinfo.ch.

Pastaj ata e kishin lidhur mysafirin në një karrige, ia kishin mbyllur gojën dhe e kishin frikësuar duke e kërcënuar me një sëpatë.

Atij ia kanë marrë paratë që kishte, 150 franga, një kartelë krediti (Visa), dhe një orë që kushtonte 240 franga. Veç kësaj, e kishin detyruar atë që t`ua tregonte numrin sekret të kartelës së bankës.

Pas një ore ata e kishin liruar, ndërsa katër ditë më vonë policia i kishte arrestuar dy kushërinjtë.

Por ndërsa 24 vjeçari ishte liruar ditën tjetër, kushëriri i tij 28 vjeçar vazhdon të mbahet në burg.

Deri në arrestimin e tij ai jetonte prej një viti e gjysmë ilegalisht në Zvicër, pasi që në vitin 2008, për shkak se kishte kryer disa delikte, ai ishte dëbuar, përcjell albinfo.ch. Po ashtu i ishte shqiptuar masa e ndalimit të hyrjes në Zvicër për 9 vjet.

Gjatë burgut hetimor në Glarus ai e kishte kërcënuar një nëpunës të Zyrës për Migracion, duke i shkruar në një letër si vijon: “Ashtu sikurse ti, bir qeni, ma ke hedhur jetën në mbeturina, edhe unë do ta hedh jetën tënde në lum”. Unë do të të ndaj në 99 copë, ty, qen, ti je një nazist i madh, urryes i të huajve je ti! Vetëm prit, ti qen, se ti je i fortë në shkrim e unë jam i fortë nga krahët! Bir kurve”. Ndërsa në qelinë e tij në burg ai kishte rregulluar një armë shpuese nga druri.

Ndërsa si motiv për deliktin më të ri, lidhjen e personit nga St. Galleni, ai ka përmendur hakmarrjen.

Sepse “mysafiri” më parë, në vitin 2015 e kishte “përdhosur”, transmeton albinfo.ch. Por se në çfarë forme kishte ndodhur kjo përdhosje, nuk ishte sqaruar para gjyqit.

Prokurori ka kërkuar për 28 vjeçarin 36 muaj burg ndërsa për 24 vjeçarin 14 muaj me kusht. Të dy kanë pranuar veprën e tyre ndërsa vendimet gjyqësore ende nuk janë marrë.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori